Disa psikologë mendojnë që duhet
Ata kërkesën e tyre e argumentojnë me faktin që gjatë dhjetëvjeçarëve të kaluar kanë lëvizur kufijtë biologjikë dhe psikologjikë të rritjes.
Koha e adoleshencës është periudhë e jetës e cila zgjat përafërsisht nga përfundimi i fëmijërisë deri në fillin të pjekurisë.
Natyrisht kjo nuk është strikte, por merret për fund të periudhës së adoleshencës rreth moshës 18-vjeçare, transmeton Telegrafi.
Mirëpo grupi i shkencëtarëve australianë të specializuar për shëndetin psikologjik të të rinjve, konsideron që periudha e adoleshencës do të duhej të zgjaste deri në moshën 24 vjeçe.
Ata këtë thënie e argumentojnë me faktin që gjatë dhjetëvjeçarëve kanë lëvizur kufijtë biologjikë dhe psikologjikë të rritjes andaj zgjatja e fazës së adoleshencës është e domosdoshme në mënyrë që personi i ri të formohet në person të shëndetshëm dhe të pjekur.
“Adoleshenca është fazë e jetës midis fëmijërisë dhe pjekurisë. Në të shumtën ajo periudhë gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit ka ndryshuar. Në vend të fazës prej 10 deri në 18 vjeç do ta definojmë si fazë nga 10 deri në 24 vjeç, sepse më mirë mund t’i përfshijë të gjitha ndryshimet nëpër të cilat personi i ri kalon, por që janë të adoleshencës”, shkruan në artikullin e botuar në revistën shkencore “The Lancet Child & Adolescent Health”
Fëmijët e sotëm më herët hyjnë në pubertet, sesa ka qenë rasti me prindërit e tyre.
Te vajzat cikli menstrual arrin që në moshën 1o vjeç, ndërsa nënat dhe gjyshet e tyre i kanë pasur nga mosha 14 vjeç.
Nga ana tjetër, truri i të rinjve nuk pushon së zhvilluari deri pas moshës 20 vjeç, ndërkaq dhëmballët u dalin rreth moshës 25 vjeç.
Të gjitha këto tregojnë nevojën që fazën e adoleshencës ta zgjasim në mënyrë që të rinjtë t’i mbrojmë dhe t’u ndihmojmë në pjekurinë e tyre’, rekomandojnë psikologët australianë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pikat për hundë mund të shkaktojnë reaksion të rrezikshëm alergjik, por edhe të bëheni imunë ndaj disa alergjenëve

Njerëzit që nuk konsumojnë këto frute kanë më shumë mundësi të preken nga sëmundja e Alzheimer

Shumë e re për mamografi? Ja çfarë duhet të dish patjetër!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje