Ka një debat të fortë në lidhje me këtë temë, nëse televizori i takon dhomës së gjumit apo duhet hequr për të shmangur kontradiktat para gjumit mes çifteve
Amanda Gibby Peters, një drejtuese e një kompanie interior design jep disa arsyetime që lidhen si me pjesën e arredimit në dhomën e gjumit, po ashtu edhe me shëndetin në përgjithësi.
Pyetja nëse një televizor duhet të qëndrojë në dhomën e gjumit nuk ka një përgjigje të drejtë apo të gabuar. Ashtu si me të gjitha idetë për dhomën e gjumit, kjo është një zgjedhje personale. Por, shumica e ekspertëve të dizajnit nuk e miratojnë idenë e mbajtjes së televizorit në dhomën e gjumit për arsye mirëqenieje të përgjithshme, shkruan Living Etc.
“Së pari, ne duhet të marrim parasysh qëllimin kryesor të dhomave të gjumit. Ne përdorim ngjyra qetësuese dhe dizajne të rregullta sepse e konsiderojmë si një hapësirë ku pushojmë dhe rimarrim energjitë për ditën tjetër dhe një televizor nuk ndihmon në këtë mision,” thotë Hannah Yang, praktikuese e Feng Shui-t (një pseudoshkencë me origjinë nga Kina, e cila përdor forcat energjike për të harmonizuar individët me mjedisin rrethues).

Ekspertët janë të mendimit se shumica e pajisjeve elektronike janë sende që nuk duhen vendosur kurrë në një dhomë gjumi, sepse ato krijojnë një estetikë të rrëmujshme që nuk sjell aspak qetësi.
Studime tregojnë se një gjumë i mirë gjatë natës është domosdoshmëri për një shëndet më të mirë, ndaj të gjitha pajisjet elektronike si tabletat, telefonat inteligjentë dhe kompjuterët nuk duhet të jenë në dhomën e gjumit, pasi drita blu ndikon në cilësinë e gjumit.
“Drita blu nga ekranet, përfshirë edhe televizorin mund të ndërhyjë në ritmet tona cirkadiane, orët biologjike dhe në shëndetin e përgjithshëm. Ekranet mund të shkaktojnë edhe ankth,” shton Yang, citon Anabel.
Sipas profesionistëve të arredimit, jo vetëm në aspektin estetik, por edhe në atë të shëndetin, televizori dhe çdo pajisje tjetër në dhomën e gjumit janë një rrezik alarmi për gjendjen mendore dhe fizike, në atë hapësirë që pretendohet të jetë tempulli i relaksit dhe qetësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

Ata kanë një sy për detaje, shenjat e zodiakut që vërejnë gjëra të vogla që të tjerët i shpërfillin

Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?

Pa dezinfektim dhe produkte të shtrenjta, produkti natyral që largon milingonat nga shtëpia e juaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët