LAJMI I FUNDIT:

Duhet të kishte edhe 10 pasagjerë të tjerë në aeroplanin që u rrëzua në Brazil – dy prej tyre tregojnë se pse nuk ishin në fluturim

Duhet të kishte edhe 10 pasagjerë të tjerë në aeroplanin që u rrëzua në Brazil – dy prej tyre tregojnë se pse nuk ishin në fluturim

Rrëzimi e aeroplanit që tronditi Brazilin, ku humbën jetën 57 pasagjerë dhe katër personel të ekuipazhit, mund të kishte edhe më shumë viktima, por padyshim që pasagjerë të caktuar ishin ata me fat.

Një nga pasagjerët që foli për televizionin brazilian G1 tha se edhe ai duhej të ishte në këtë fluturim, por se nuk u lejua të hipte në aeroport për shkak të vonesës.

“Më thanë ‘djalë, nuk mund të hipësh në atë aeroplan sepse nuk ke ardhur në kohë’. Unë këmbëngula që të më hipnin në aeroplan, por ata më thanë “nuk ka mundësi, ajo që mund të bëjmë është të ndryshojmë orarin e fluturimit”, përshkroi pasagjeri.


Sipas një pasagjeri tjetër, ishin rreth dhjetë persona që në thelb gabuan fluturimin dhe nuk mundën të hipnin në fluturimin që u nis nga Aeroporti Rajonal Cascavel.

“Falë Zotit që nuk hipëm në atë aeroplan. Nuk e dinim që do të fluturonim me kompaninë Voepass. Menduam se do të udhëtonim me Latham. Madje arrita në aeroport më herët, prita dhe asgjë”, tha pasagjeri.

Një tjetër pasagjer që gjithashtu humbi fluturimin deklaroi se ka debatuar me punonjësin për të hipur në fluturim, por se kërkesa i është refuzuar.

“Kam ardhur këtu në mëngjes dhe fluturimet ishin të mbyllura për në Latham. Prita, por nuk kishte njeri në sportel. Kur zbrita, u grinda me një punonjës të aeroportit. Ai më shpëtoi jetën”, tha pasagjeri.

Ndryshe, autoritetet braziliane kanë nisur hetimet ku po analizohet edhe kutia e zezë e aeroplanit ndërsa është shpallur tri ditë zie në Brazil. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
Erdogan:

Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë

Turqia
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja

Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja

Evropa
Kalo në kategori