Në Danimarkë, shkollat po jetojnë me norma të reja. Nxënësve të klasave të ndryshme u jepet një hyrje e veçantë, pas së cilës ata ndjekin një sistem një-drejtimësh drejt dhe nga klasat e tyre, në mënyrë që të mos “fërkohen” me të tjerët në shkallët dhe korridoret.
Sapo futen në klasë, çdo fëmijë ka një tavolinë dyshe i vetëm, duke siguruar një distancë prej dy metrash nga njëri-tjetri.
Dhe ashtu si të gjithë ne, ata janë mësuar të lajnë duart – shumë herë.
Sa i përket kohërave të pushimit, mësuesit e Danimarkës u takon të bëhen oficer policie kur bëhet fjalë për ruajtjen e rregullit dy metrash.
Dhe derisa askush nuk do të argumentojë që sistemi i ri është ideal, por po funksionon, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
Belgjika tashmë i është bashkuar Danimarkës dhe shumë të tjerë në rihapjen e shkollave fillore dhe të mesme – me ato kushte të rrepta natyrisht.
Por, në vendet e tjera, kërkesat po rriten që nxënësit të kthehen në klasë; më së shumti në Francë dhe Angli.
Diskutimet midis sindikatave dhe këshilltarëve shkencorë të qeverisë u zhvilluan të premten në Britani.
Sidoqoftë, takimi ishte jokonkluziv dhe kritikët e planit të qeverisë thanë se ngriti më shumë pyetje sesa përgjigje.
Mësuesit atje, si gjetkë, janë të brengosur që fëmijët do të “kapin” dhe ndihmojnë në përhapjen e coronavirusit; për nxënësit e tjerë, për veten e tyre dhe në fund të fundit për familjarët e tyre.
Ata gjithashtu pretendojnë se është gati e pamundur të mbash fëmijët e vegjël në një distancë të sigurt nga njëri-tjetri.
Dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka pranuar që ka rreziqe.
Michael Gove, një ministër i kabinetit – dhe ish Ministër i Arsimit – tha në fundjavë: “Mënyra e vetme për të siguruar që kurrë të mos prekeni nga coronavirusi është të qëndroni plotësisht në shtëpi. Gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë, në çdo humbje të këtyre kufizimeve, ekziston rreziku që njerëzit të preken nga coronavirusi”.
Megjithatë, disa argumentojnë, shkollat janë në ekuilibër mjaft të sigurta.
Një studim i Qendrës Kombëtare për Kërkimin dhe Mbikëqyrjen e Imunizimit, i cili u përqendrua në rastet e COVID-19 në shkolla në Uellsin e Ri Jugor, thotë se “fëmijët nuk janë nxitësit kryesorë të COVID-19 të përhapur në shkolla ose në komunitet”.
Grupi tha që gjetjet e tij ishin në përputhje me studimet e tjera që kishin ilustruar një përhapje të kufizuar midis fëmijëve dhe nga fëmijët tek të rriturit.
Sa i përket coronavirusit të ri, ka sasi gjithnjë e më të mëdha të të dhënave dhe provave, por, deri më tani, nuk ka përgjigje përfundimtare.
Dhe jo të gjitha vendet po lejojnë që shkollat të kthehen.
Për shembull, Italia ka thënë se nxënësit nuk do të kthehen në shkollë deri në shtator. Dhe madje edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Irlanda Veriore dhe Skocia nuk po e ndjekin Anglinë, përcjell Telegrafi.
Por, ka rreziqe dhe dëmtime të bëra nga mos rihapja e shkollave.
Le të shohim së pari ekonominë. Nëse shkollat janë të mbyllura dhe kujdesi për fëmijët është i kufizuar, shumë prindër thjesht nuk mund të shkojnë në punë.
Një studim i vitit 2009 që modelon efektet e mbylljes së të gjitha shkollave dhe qendrave zyrtare të kujdesit ditor në Amerikë për një muaj, vendosi koston në 0,1-0,3% të PBB-së.
Dhe shkollat e mbyllura goditën edhe më të varfrit. Janë fëmijët që jo gjithmonë kanë mbështetjen e nevojshme në shtëpi. Janë ata fëmijë që kanë më pak të ngjarë të kenë kompjuterë, libra dhe prindër që mund të ndihmojnë.
Këtu nuk ka përgjigje të lehta. Rihapja e shkollave është padyshim një rrezik, por duket se është një rrezik i ekuilibruar dhe ai që mund (në afat të gjatë) të dëshmojë opsionin më pak të dëmshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Si duket një nga burgjet më famëkeq në botë - këtu gjenden më të rrezikshmit nga më të rrezikshmit
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Mbeten pa para qeveritë në Paris dhe Berlin
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës
Gjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët