LAJMI I FUNDIT:

Dugolli: Situata në veri kishte tendenca për një konflikt të madh

Dugolli: Situata në veri kishte tendenca për një konflikt të madh

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se situata në veri të Kosovës nuk ishte aspak e mirë dhe kishte tendenca të përshkallëzimit të një konflikti me përmasa të mëdha.

Kjo pasi, sipas Dugollit, grupet e caktuara kriminale të cilat i kishin vendosur barrikadat në veri të vendit, dirigjoheshin nga Beogradi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nga Beogradi u tha se barrikadat ishin të vendosura nga qytetarët civilë serbë, por shpejtë i doli boja asaj pune dhe nuk ishte e vërtetë se ishin barrikada civile, ato ishin barrikada nga njerëz të armatosur, të maskuar dhe që kishin një agjendë bukur të përsosur për ta përshkallëzuar situatën”, është shprehur Dugolli në Klan Kosova.


Tutje, ai tha se kushdo që ka vënë pikëpyetje në veprimet e Qeverisë së Kosovës, nuk i ka bërë mirë vendit.

“Nuk dua ta akuzoj askënd, por është keq që një pjesë e eksponentëve politikë opozitar kanë thënë hera-herës se është qeveria, por u pa se Beogradi është ai që i ka nxitur grupet kriminale t’i qesin barrikadat”, është shprehur Dugolli

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori