LAJMI I FUNDIT:

Dugolli i LVV-së: Drenica e Adem Jasharit e mirëpriti liderin më të dashur Albin Kurtin

Dugolli i LVV-së: Drenica e Adem Jasharit e mirëpriti liderin më të dashur Albin Kurtin

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se lideri i partisë së tij është mirëpritur në Drenicë, pasi sipas tij, ata që i mirëpritën ishin dhjetëfish më shumë se sa ata që manifestonin një lloj kundërshtimi të dirigjuar.

Vizita e sotme në Skenderaj e kreut të LVV-së, Albin Kurti, ka shkaktuar reagime dhe është përcjellur me kundërshtimin e disa qytetarëve të cilët e kanë pritur me thirrjet “UÇK, Hashim Thaçi”.

Gjatë kësaj vizitës së Kurtit në Skenderaj është vërejtur edhe prania e pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës.


Por, kandidati për deputet nga kjo anë, Enver Dugolli, ka thënë se “Drenica e Adem Jasharit e mirëpriti liderin më të dashur dhe më të votuar, Kryeministrin Albin Kurtin”.

“Një mikpritje dhe entuziazëm të tillë nuk e kisha parë më parë në Skënderaj. Kudo që shkuam, na priten me zemër të hapur e me plot shpresë për të ardhmen e tyre pas 14 shkurtit”, ka shkruar Dugolli, në një postim në Facebook, përcjell Telegrafi.

“Takuam aq shumë njerëz të mirë e bujarë, të cilët veçse kanë ndarë mendjen për ndryshim. Klasa e vjetër politike, e tmerruar nga kjo përkrahje e madhe e qytetarëve të Drenicës, provoi të zbehë këtë mbështetje duke organizuar disa individë të cilët provuan të pengonin aktivitetet tona”.

“Fatbardhësisht nuk ia arritën, sepse ata që na mirëpritën ishin dhjetëfish më shumë se sa ata që manifestonin një lloj kundërshtimi të dirigjuar”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori