Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa merr vëmendje me secilën paraqitje që bën.

Edhe në imazhet që ndau me 80 milionë fansat e saj në Instagram, ylli i muzikës dukej joshëse, stil me shije dhe në formë të mrekullueshme.


Dua nuk zhgënjeve me dukjen e saj, teksa shihet e veshur me një fustan elegant, dhe si në shumicën e rasteve me një makijazh të thjeshtë.

dualipa 275541584 1028141708046996 3874990273348185454 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja "Levitating" postoi një sërë fotosh të premten (11 mars) kombinoi fustanin e tejdukshëm me detaje yjesh sipër me geta të ngjashme dhe një sytjena të zezë, duke u mbështjellë mbi një makinë pinball për një natë argëtuese.

dualipa 275596653 389076659715459 4731282733822270913 n Foto: Dua Lipa/Instagram

26-vjecarja është shfaqur me pamje mahnitëse kohët e fundit edhe në debutimin e saj në aktrim "Argylle", si një bionde me stil ‘bob’ të flokëve.

dualipa 275638861 494882885368841 7923009521231847822 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Në videoklipin e saj të sapopublikuar "Sweetest Pie" me Megan Thee Stallion, ylli i popit shihet në disa veshje duke përfshirë një me thumba të zeza nga "Maximilian" si dhe një minifustan rrjetë me korse, me panele të tejdukshme nga "Mugler".

dualipa 275562926 910037639684252 3920019786149341371 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërkohë, Lipa ka nisur gjithashtu turneun e saj botëror “Future Nostalgia”, koncertet e të cilit fillimisht po mbahen në Amerikë. /Telegrafi/