Site icon Telegrafi

Dua Lipa shijon një ditë në New York me kunatat e saj, Gigi dhe Bella Hadid

Të gjitha dukeshin të mrekullueshme.

Supermodelja Bella Hadid feston ditëlindjen e 23-të, dhe këtë ditë të rëndësishme ajo e ka kaluar me familjen dhe miqtë në qytetin e New York-ut.

Bella ishte parë me motrën e saj, modelen Gigi Hadid, dhe yllin e muzikës pop, Dua Lipa, e cila momentalisht është duke e shijuar lidhjen me vëllanë e tyre të vogël, Anwar Hadid.

Bella Hadid (Foto: Getty Images/Guliver)

Nëna e yjeve, Yolanda Hadid, po ashtu ishte e pranishme në ditëlindjen e së bijës, ku mbante në duar disa balona të mëdha, si surprizë për të.

Bella ishte veshur tërësisht me të zeza për ditëlindjen e 23-të, për dallim nga kunata e saj, Dua, që bëri një kombinim mes xhinseve dhe një bluze blu. Në ndërkohë, Gigi shfaqi dukjen e saj atraktive në një palë tuta sportive, dhe krejt në fund nëna e Bellas u vesh po ashtu komplet në të zeza.

Dua Lipa dhe Bella Hadid (Foto: Getty Images/Guliver)

Veç kësaj, gjatë ditës së sotme, këngëtarja shqiptare shijoi një ditë në New York edhe me të dashurin e saj, i cili në një moment i huazoi Duas pallton e tij.

Lexo po ashtu Dua Lipa ndjen ftohtë në New York, Anwar Hadid i huazoi pallton e tij ndërsa shkuan së bashku në ditëlindjen e Bellas

Lidhja e 24-vjeçares pason pas ndarjes nga kuzhinieri dhe modeli Isaac Carew, me të cilin ishte në një lidhje dashurie prej më shumë se dy vitesh. /Telegrafi/

Gigi Hadid (Foto: Getty Images)
Exit mobile version