Dua Lipa shfaqet në një bluzë me stampime interesante

Dua Lipa është gjithmonë një hap përpara.
Gjatë një shëtitje në West Village të dielën, këngëtarja shqiptare zgjodhi një bluzë me stampime interesante, ku kishte edhe domate, e kombinuar me atlete dhe xhinse.
Pa harruar maskën mbrojtëse, ajo dha një ‘shfaqje’ mode fantastike dhe normalisht e gjithë vëmendja është tek ajo.
Krijuar nga artisti Georgia Gardner Grey, stampimi i frymëzuar nga piknikët ishte një nga veshjet kryesore në shfaqjen e pranverës 2020 të Cosima Gadient.
Pasi veshja morri 'dritën e gjelbër' nga Dua Lipa, pritet të bëhet pjesë e garderobës së shumë vajzave. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































