Dua Lipa shfaqet e lumtur pasi mori revistën "Vogue" me imazhet e saj në kopertinë

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, padyshim që po korrë sukses të madh në industrinë ndërkombëtare.
Së fundmi ajo ka pozuar për revistën prestigjioze angleze "Vogue", për të cilat u komentua për të mirë.
Ajo jo vetëm që u shfaq me plot stil, por debutoi edhe me stilin e ri të flokëve, të shkurtra e bionde.
Gjatë ditës së sotme (e premte) Lipa ka marrë kopjen e revistës, ku në kopertinë gjendet ajo.
"E lumtur, e lumtur, e lumtur. Sapo mora kopjen time", ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.
Dua përndryshe u pa duke shfletuar në veturë, derisa për shkak të sigurisë po mbante maskë mbrojtëse. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/01/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































