Fituesja tre herë e Grammyt, Dua Lipa, ngacmoi të hënën fansat me një video të publikuar në rrjete sociale.

Ylli 27-vjeçar i muzikës pop - e cila krenohet me 146.3 milionë ndjekësit në Instagram - zbuloi se ka gati këngën e re “Dance The Night” dhe se lansohet të premten.


“Kjo barbie ka një këngë që publikohet këtë javë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

71274033 0 image m 29 1684769912030 Foto: Instagram

Dua rikrijoi momentin në fillim të ‘trailer’-it të filmit “Barbie”, ku producentja Margot Robbie doli nga takat e saj rozë për të zbuluar se këmbët e saj ishin ende në formë si kukulla plastike Mattel.

Lipa më pas dhuroi një puthje nga kamera, teksa kënga e saj po dëgjohej në sfond.

71274039 0 image m 43 1684770644437 Foto: Instagram

Këngëtarja britaniko-shqiptare do të bëjë gjithashtu debutimin e saj në aktrim si Mermaid Barbie në filmin e Warner Bros.

Projekti në fjalë pritet të debutojë në kinematë amerikane dhe në Mbretërinë e Bashkuar në korrik.

“Barbie: The Album” gjithashtu flitet se do të ketë këngë nga Taylor Swift, Ava Max, Britney Spears, Iggy Azalea dhe Charli XCX.

Të tjerë të përfshirë në këtë film janë: Ryan Gosling, Greta Gerwig, Emma Mackey, Will Ferrell, Simu Liu, Michael Cera etj.

Krahas kësaj, krijuesja e hitit “Levitating” do të luajë gjithashtu një rol misterioz në filmin e Mattheë Vaughn, “Argylle”. /Telegrafi/

71274041 0 image m 45 1684770666101 Foto: Instagram