Së fundmi ajo ka shkuar në Ibiza për të marrë pjesë në dasmën e një miku të saj.

Dhe Dua Lipa po e shfrytëzonte sa më shumë kohën e saj nën rrezet e diellit teksa ndau një sërë fotosh të veshura me bikini në postime të reja në Instagram të enjten (1 shtator).


Këngëtarja 26-vjeçare dukej sensacionale teksa pushonte dhe shijonte temperaturat e larta e veshur me rrobat të banjës, shkruan DailyMail.

302887498 819328945746855 276274838447111176 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Krijuesja e hitit "Don’t Start Now" u shfaq atraktive edhe në foto me bikini me vija rozë ndërsa pushonte pranë pishinës.

Në një tjetër foto të këndshme, Dua mahniti me një palë bikini të purpurt me dy pjesë që nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar dhe dekoltenë.

302442860 1065917160784183 8324558893442391236 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Ajo shfaqi bukurinë e saj natyrale në një tjetër foto të mrekullueshme teksa pozoi për një ‘selfie’ pa grim me bikini portokalli që vinin në pah edhe ngjyrën e saj të trupit.

Dua ka qenë në Ibiza pasi festoi dasmën e stilistit Simon Porte Jacquemus dhe Marco Maestri në Francë gjatë fundjavës.

Këngëtarja e famshme dukej e mrekullueshme me një fustan të bardhë të tejdukshëm me figura me të cilin mori pjesë në dasmë.

304230792 641008467689392 1209044155995862142 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Fustani i saj kishte një dekolte katrore, mëngë të shkurtëra, një çarje të guximshme në kofshë dhe qëndisje mbi bel.

Dua e bashkoi pamjen me vathë të bardhë me lule dhe la flokët e saj të gjatë mbi supe.

Dasma vjen më shumë se një vit pasi Simon dhe Marco u martuan zyrtarisht në qershor 2021 - por më në fund ata festuan bashkimin e tyre të rrethuar nga të dashurit e tyre.

302182168 385611327076891 4055636505230474378 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërkohë, Dua së fundmi tërhoqi vëmendjen e këngëtares legjendare Cher pasi fansat i krahasuan me njëra-tjetrën.

Një fanse në Twitter shkroi: "Dua Lipa, Cher e gjeneratës sonë", mbi një klip të Duas që ka një ngjashmëri të dukshme fizike me yllin e pop-it.

61950627 11169241 Wedding guest Dua has been in Ibiza after celebrating the weddin a 65 1662081397179

Në përgjigje të komentit, Cher, e cila festoi ditëlindjen e saj të 76-të në maj, shkroi: "Sa vite janë në një gjeneratë".

Klipi i Duas nga tweet-i origjinal u filmua nga paraqitja e saj në “Grammy” të vitit të kaluar, ku ajo kishte veshur një fustan “Versace”.

61950727 11169241 Cute couple The wedding comes more than a year after Simon and M a 68 1662081429013

Ndërkaq, Cher u shfaq në ndarjen e çmimeve “Grammy” në vitin 1974 në një veshje mahnitës që përfshinte një flutur në kokë me ngjyra të ngjashme me ato të paraqitjes së të Duas në eventin e vitit 2021. /Telegrafi/

Screenshot 12 Foto: Getty Images