Site icon Telegrafi

Dua Lipa ndan foto mahnitëse me fansat në Instagram teksa vazhdon promovimin e bashkëpunimit me “Versace”

Fotot e fundit të Dua Lipës fituan më shumë se dy milionë pëlqime nga fansat në Instagram në pak orë nga postimi.

Këngëtarja 27-vjeçare mbante flokë lart në bisht, ndërsa ajo zhveshi mesin e saj të tonifikuar me një fustan “Versace” me pika, të stolisur me një print shumëngjyrëshe fluturash.

Duke mbyllur sytë në pritje të pijes freskuese që do të pinte, ajo u njoftoi 88.3 milionë ndjekësve të saj: “Sinqerisht, jam gati për një vacanza”.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ylli i “Dance The Night”, e cila gjithashtu mbante unaza dhe byzylykë fluturash për një pamje më elegante, u përfshi në frymën e festës teksa u ul në një shezllon.

Dua dukej e pabesueshme në veshjen e saj, e cila është nga koleksioni i saj i fundit në bashkëpunim me “Versace” , ku Dua është bashkë-dizenjatore dhe titullohet “La Vacanza”.

Këngëtarja pranoi se ishte në një humor pushimesh, pas fitores së saj të fundit në gjyq kundër një grupi ‘reggae’ në Florida, tw cilwt e kishin akuzuar atë për plagjiaturë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Hiti i saj i madh “Levitating” u tha se ishte shumë i ngjashëm me hitin e vitit 2017 të Artikal Sound System, “Live Your Life” – por Warner Records bindi një gjykatë në Los Angeles që ta pushonte çështjen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Pretendimi për të drejtën e autorit u konsiderua i papërshtatshëm pasi grupi nuk tregoi se Dua mund të kishte akses në melodinë e tyre, pasi vetëm ‘disa’ qindra CD të saj u shitën.

Koleksioni i ri i Duas u debutua gjatë një sfilate të modës “Versace” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, me modele të tilla si Irina Shayk, duke i veshur disa nga artikujt në një rezidencë buzë detit.

Pak para se të fillonte spektakli i mbushur me yje, Dua foli për koleksionin gjatë një konference për shtyp.

“Ne donim të bënim garderobën e festave dhe diçka që do ta vishja gjatë gjithë verës, por edhe diçka që njerëzit e tjerë do ta donin dhe do ta shijonin”, tha hitbërësja e “One Kiss”, duke shtuar se ajo filloi të vizatonte skica për Donatellën vjeshtën e kaluar.

Më pas ajo filloi të punojë së bashku me drejtorin e njohur kreativ të markës italiane. “Ne kishim një gjuhë kaq të përbashkët, thjesht mund t’i largonim idetë nga njëri-tjetri”. /Telegrafi/

Exit mobile version