Ajo aktualisht është në turne të albumit të saj të dytë të titulluar “Future Nostalgia”.

Dhe Dua Lipa dukej me plot stil teksa doli në Rio de Janeiro në Brazil të shtunën ku njëherësh po performon një seri shfaqjesh.


Këngëtarja, 27-vjeçare, tregoi sensin e modës me një palë xhinse me model të çuditshëm që kishin fotografi dhe shkrime me detaje.

62275265 11199799 image m 45 1662816809342 Dua Lipa (Foto: Backgrid)

Pantallonat i kishte kombinuar me një triko të shkurtër të zezë që jepte një pamje të dekoltesë dhe figurës së saj të tonifikuar.

Ajo mbante po ashtu një çantë lëkure të zezë me një zinxhir dhe flokët i kishte të kapura e të lëshuara poshtë.

Një ditë më parë, ylli me origjinë nga Kosova kishte ndarë një koleksion tjetër fotografish nga vende të ndryshme.

62275081 11199799 image a 48 1662817043445 Dua Lipa (Foto: Backgrid)

Dua, e cila njihet për hitet, duke përfshirë “One Kiss” dhe “Cold Heart”, do ta përfundojë turneun e saj këtë vit më 16 nëntor në Perth, Australi.

E njëjta në fillim të muajit gusht ka qenë në Kosovë teksa ka performuar në festivalin “Sunny Hill”, të cilin e organizon bashkë me të atin, Dukagjin Lipën.

62275087 11199799 image a 49 1662817195095 Dua Lipa (Foto: Backgrid)

Përveç në Kosovë, autorja e “Levitating” ka qenë për disa ditë me pushime edhe në Shqipëri. /Telegrafi/

62275371 11199799 image a 52 1662817263140 Dua Lipa (Foto: Instagram)