LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa këndon këngët e Armend Rexhepagiqit dhe Nexhmije Pagarushës gjatë pushimeve

Dua Lipa këndon këngët e Armend Rexhepagiqit dhe Nexhmije Pagarushës gjatë pushimeve
Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është duke shijuar disa ditë pushimi në rivierën shqiptare së bashku me familjen e saj.

Ndonëse ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së saj jashtë vendit, Dua duket se e njeh mjaft mirë kulturën dhe diskografinë shqiptare.

Madje ajo duket se ka shije për të dëgjuar e interpretuar disa nga këngët më në zë të muzikës moderne shqipe ndër vite.


Dua Lipa gjatë pushimeve në Shqipëri (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Kjo pasi së fundmi, 26-vjeçarja publikoi në InstaStory një video nga pushimet, ku shihej bashkë me të vëllanë e saj, Gjinin, duke u argëtuar me këngën “Shkel” të artistit të madh Armend Rexhepagiqi.

Dua dhe Gjini mund të shihen duke u argëtuar dhe kënduar njëherëshm me këngën e lëshuar në sfond.

Dua Lipa duket mahnitëse në fotografitë atraktive me bikini nga pushimet në Shqipëri
Lexo po ashtu Dua Lipa duket mahnitëse në fotografitë atraktive me bikini nga pushimet në Shqipëri

Më pas, interpretuesja e hitit “IDGAF” publikoi një tjetër video në InstaStory, ku bashkë me shoqërinë dhe familjarët po dëfreheshin me këngën “E dehun” të Nexhmije Pagarushës gjatë darkës.

Nexhmije Pagarusha shquhet si një prej këngëtareve më historike të Kosovës, e cila mes të tjerash gëzon edhe epitetin ‘Bilbili i Muzikës Shqiptare’.

Ndërkohë, Armend Rexhepagiqi njashtu shquhet si një prej duajenëve të muzikës moderne në Kosovë dhe një prej kantautorëve absolut të muzikës shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Magazina
Kalo në kategori