Dua Lipa filmohet duke kënduar këngën "Bonbon" të Era Istrefit

Një nga momentet më të veçanta dhe të përfolura të mbrëmjes në Sunny Hill Festival 2025 ishte pa dyshim performanca shpërthyese e Era Istrefit me hitin e saj ndërkombëtar “BonBon”.
Teksa Era dominonte skenën me energjinë e saj të njohur dhe karizmën që e karakterizon, vëmendjen e publikut dhe të rrjeteve sociale e rrëmbeu një pamje tjetër: Dua Lipa, nga zona e publikut, duke kënduar me pasion vargjet e “BonBon”.
Në një video që tashmë po qarkullon në rrjete sociale, këngëtarja me famë botërore shihet duke e shijuar performancën e bashkëkombëses së saj, duke i dhuruar asaj mbështetjen më autentike — këndimin dhe vallëzimin bashkë me fansat e tjerë.
Ky gjest i thjeshtë, por domethënës i Dua Lipës, përçon një mesazh të fuqishëm: muzika shqiptare është e pranishme kudo, jo vetëm në skenë, por edhe në zemrat e artistëve më të mëdhenj të saj.
Momente si këto tregojnë edhe një herë fuqinë e bashkimit përmes muzikës dhe krenarinë që artistët shqiptarë ndjejnë për njëri-tjetrin në skena ndërkombëtare. /Telegrafi/



























































