LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa fejohet me Callum Turner

Dua Lipa fejohet me Callum Turner

Dua Lipa dhe Callum Turner thuhet se janë fejuar pasi aktori i ka propozuar këngëtares gjatë Krishtlindjeve me një gjest romantik.

Çifti i lumtur, që kanë qenë në një lidhje për më shumë se një vit, janë fejuar në mënyrë diskrete dhe planifikojnë të festojnë me miqtë dhe familjen e tyre në natën e Vitit të Ri, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “Levitating”, 29 vjeçe, dhe aktori i filmit “Fantastic Beasts”, 34 vjeç, janë përshkruar si të dashuruar kokë e këmbë, ndërsa miqtë e tyre janë shumë të gëzuar për këtë hap të rëndësishëm.


Në një postim të fundit në Instagram, Dua shfaqi një unazë diamanti në gishtin e fejesës, teksa pozonte me një aksesor festiv në kokë dhe çizme prej gëzofi të markës Moon Boot.

Një burim i afërt për The Sun deklaroi: “Dua dhe Callum janë shumë të dashuruar dhe e dinë që kjo është përgjithmonë. Ata janë fejuar dhe nuk mund të jenë më të lumtur. Dua ka pasur një nga vitet më të mira në karrierën e saj dhe kjo është qershia mbi tortë. Callum është një mbështetje e fortë për Duan dhe ata bëjnë një çift të mrekullueshëm. Miqtë dhe familjet e tyre janë të lumtur. Krishtlindjet kanë qenë të jashtëzakonshme për ta”.

Në një selfie të fundit, e postuar nga Dua, ajo nuk e fshehu dot buzëqeshjen teksa pozonte përkrah Callumit në pjesën e pasme të një makine.

Dua pritet të organizojë një festë të mbushur me të famshëm në Londër për Vitin e Ri, duke kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm për karrierën e saj. Burime pranë The Sun sugjerojnë se Dua dhe Callum po përgatiten për një nga ngjarjet më të diskutuara të natës së ndërrimit të viteve. Në listën e të ftuarve përfshihen emra të njohur si: Harry Styles, Emma Watson dhe Bella Hadid.

“Dua dhe Callum kanë gjetur një vend të mrekullueshëm në Londër dhe po bashkëpunojnë me organizatorë për ta bërë këtë një ngjarje të paharrueshme”, tha burimi.

Romanca e tyre filloi të përflitej në janar, kur ata u panë së bashku në një festë pas eventit ‘Masters of the Air’ në Londër. Gjatë promovimit të albumit të saj “Radical Optimism”, Dua kishte ndarë mendimet e saj për gjetjen e vetëbesimit pas marrëdhënieve të vështira.

Ajo deklaroi: “Duhet të jesh në paqe me të kaluarën për të përparuar drejt asaj që vjen më pas. Çdo përvojë është një mësim për atë që të bën të lumtur dhe për atë që kërkon në një marrëdhënie”.

Nga momentet intime në festivalin Glastonbury e deri te pushimet e tyre romantike në Ibiza dhe daljet e tyre të përbashkëta në Londër, marrëdhënia e tyre ka qenë një histori e qartë dashurie.

Ndërkohë, Dua ka përgatitur një album të ri, të regjistruar gjatë koncertit të saj në ‘Royal Albert Hall’ në tetor.

Albumi, që pritet të publikohet së shpejti, do të përmbajë performanca live me një orkestër prej 53 instrumentistësh, një kor prej 14 anëtarësh dhe një grup prej shtatë muzikantësh.

Burimet thonë se kjo është mënyra e Duas për t’u falënderuar fansave pas një viti të jashtëzakonshëm. Albumi pritet të njoftohet zyrtarisht në javët e ardhshme.

Dua Lipa dhe Callum Turner duket se po jetojnë një histori dashurie si në filma – me një fejesë romantike, festa madhështore dhe një vit të suksesshëm pas tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Magazina
Kalo në kategori