Superylli shqiptar, Dua Lipa, gjithnjë shkëlqen në paraqitjet e saj publike.

Kjo për shkak të shijes së saj të jashtëzakonshme dhe stilit unik që zotëron.


versace 1 Foto: Instagram.com/Versace

Ky stil është përqafuar edhe nga brendet më të mëdha botërore të veshjeve, dhe nuk përbën ndryshim as për brendin prestigjioz, Versace.

Është pikërisht brendi italian i veshjeve që në rrjetin social Instagram ka bërë dy postime duke shprehur krenarinë me faktin se Dua Lipa bart koleksionet e fundit.

versace 3 Foto: Instagram.com/Versace

Dua ka preferuar Versacen në klipin e fundit "One Kiss" me Calvin Harris.

Ndërkaq, edhe në paraqitjen e saj televizive në Graham Norton Shoë pikërisht me DJ britanik ajo sërish preferoi Versacen.

versace 4 Foto: Instagram.com/Versace

Dua Lipa pritet të konfirmohet shumë shpejt si një prej performuesve në ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampionëve, ngjarjes më të madhe sportive të vitit.

/Telegrafi/