LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa duket tejet tërheqëse teksa i reziston të ftohtit në New York veshur me një pallto elegante

Dua Lipa duket tejet tërheqëse teksa i reziston të ftohtit në New York veshur me një pallto elegante

Dua Lipa u pa e veshur me një pallto të hirtë me detaje të zbukuruara me gëzof rozë teksa doli në New York të mërkurën mbrëma.

Këngëtarja e muzikës pop, 27-vjeçe, tërhoqi vëmendjen me pallton mbresëlënëse, të cilën e kombinoi me një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe pantallona të gjera, shkruan DailyMail.

Kjo dalje e saj vjen disa ditë pasi u zbulua ekskluzivisht nga DailyMail të dielën se babai i këngëtares kontaktoi Katarin në lidhje me ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror 2022 – duke negociuar me yllin shqiptar pro-LGBTQ+ e cila deklaroi se refuzoi të performonte në ngjarje për shkak të historisë së të drejtave të njeriut në vend.


Vetëm disa ditë pas rrjedhjes së mesazheve, këngëtarja e hitit “Levitating” e pushoi dramën e shumëpërfolur në media teksa po dilte me gëzim nga hoteli i saj.

Këngëtarja shqiptare-britanike mbante me vete një çantë të markës “Chanel”, teksa dilte nga hoteli i saj.

Për aksesorë ajo zgjodhi një varëse me gjerdan dhe zinxhirë argjendi, gjersa kishte aplikuar një manikyr festiv të kuq në gishtërinjtë e saj.

Për makijazhin, ajo u kujdes që të dukej e thjeshtë me pak elemente në ftyrën e saj.

Këngëtarja e hitit “New Rules” i la flokët e saj të zeza në valë të lirshme.

Në fillim të kësaj jave, Lipa mori pjesë në ngjarjen “Variety Hitmakers” më 3 dhjetor në Los Angeles.

Në këtë ngjarje, ajo mori çmimin “Krijuesja muzikore e vitit” për vitin 2022 për suksesin komercial të këngës së saj hit me Elton John, të titulluar “Cold Heart – PNAU Remix”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Magazina
Sot të dy banorë në Big Brother VIP Albania, por dikur Laert Vasili ishte pjesë e klipit të Rozana Radit

Sot të dy banorë në Big Brother VIP Albania, por dikur Laert Vasili ishte pjesë e klipit të Rozana Radit

Magazina
A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

Magazina
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Kalo në kategori