Dua Lipa dukej me stil teksa doli në Paris me shokun e saj, stilistin Simon Porte Jacquemus të dielën.

Këngëtarja 26 vjeçe, e cila ndodhet në kryeqytetin francez, ndërsa turneu i saj “Future Nostalgia” vazhdon nëpër Evropë, kishte veshur një bluzë kafe të pastër dhe xhinse.


Dua dukej plot humor teksa shkëlqente dhe kompletoi pamjen e saj me taka me shkëlqim argjendi dhe floriri, ndërsa mbante një çantë të vogël të zezë, shkruan DailyMail.

d1

Ajo e aksesoi pamjen e saj elegante në mënyrë perfekte me një palë syze dhe kishte vënë shumë pak makijazh.

Ndërkohë, themeluesi i markës “Jacquemus”, Simon, 32 vjeç tërhoqi vëmendjen me një këmishë rozë të ndezur, bluzë të bardhë dhe xhinse të gjera ngjyrë krem.

d2 1

Dyshja dukej se po shijonin motin e ngrohtë dhe me diell të majit, ndërsa darkuan në një treg ushqimor në natyrë përpara se të bashkoheshin me një grup miqsh të tjerë.

Dua më pas e përfundoi ditën e saj duke bërë xhiro nëpër qytet me ‘Porsche’-në e verdhë të ndezur të Simon.

d3 1

Lipa është duke mbajtur turneun e saj “Future Nostalgia” në Evropë, pas një sërë koncertesh në kontinentin amerikan.

Albumi i saj i dytë “Future Nostalgia” u publikua në mars të vitit 2020 dhe fitoi tri çmime “Grammy” në ceremoninë e vitit 2021.

d4 2

Turneu “Future Nostalgia” do të vazhdojë deri në fund të vitit, me ndalesa të ardhshme në Kanada, Amerikën Latine dhe Australi. /Telegrafi/

d5 1

d6 1

d7 1

d8 1

d9 1

d10 1

d11