LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa duket atraktive, gjersa shëtitet në Disneyland të Tokios

Dua Lipa duket atraktive, gjersa shëtitet në Disneyland të Tokios

Ajo aktualisht po shijon një udhëtim në Japoni pasi performoi në Australi në kuadër të turnet të saj “Future Nostalgia”.

Dhe Dua Lipa publikoi disa poza nga udhëtimi i saj në Tokio Disneyland të enjten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 27 vjeçe, shkoi për një shëtitje nëpër resort, duke publikuar ‘selfie’ jashtë Kështjellës së Hirushes, ku veshi një xhaketë lëkure të zezë me diamant të rremë argjendi.


Interpretuesja e hitit “Levitating” kishte veshur një palë pantallona të zeza, ndërsa i shtoi disa centimetra lartësisë së saj me taka të bardha.

Duke lënë flokët e saj brune të binin të lirshme poshtë shpatullave, Dua i shtoi pamjes së saj edhe më shumë shkëlqim me një palë syze dielli.

Gjithashtu me një kapelë të Disneyt, ylli interpretues i hitit “Don’t Stop Now” kompletoi dukjen e saj me një palë vathë argjendi.

Kjo paraqitja e saj vjen pak kohë pasi ajo konfirmoi se është beqare pas një vale thashethemesh se ishte në lidhje me shokun e saj Trevor Noah.

Dyshja u fotografuan së bashku teksa po shijonin një darkë në fillim të këtij muaji.

Ajo shpjegoi se është “me të vërtetë e mrekullueshme të jesh vetëm” gjatë një bisede në podkastin e saj të fundit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Magazina
Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Magazina
Kalo në kategori