Zyrtarët nga Koreja e Jugut kanë deklaruar se disa derra kanë kaluar kufirin që nga Koreja e Veriut, dhe janë mbartës me sëmundje të quajtur “Gripi i Derrit Afrikan”.

Sëmundja është shumë e rrezikshme për Korenë e Jugut, pasi infektohen dhe derrat e egër në pyjet e tyre. Deri tani kanë gjetur mjaftueshëm të infektuar, sa për të ngritur alarmin.


2 74

Për këtë arsye, qeveria do të dërgojë snajperë civilë dhe ushtarakë në pesë zona të ndryshme, të cilët do të udhëhiqen nga dronë me pamje termike për të ekzekutuar derrat e sëmurë që vijnë nga Koreja e Veriut.

3 62

Kjo sëmundje ka shfarosur shumë derra në Azinë Lindore prej disa kohësh tashmë, por Koreja e Jugut kishte arritur të mbrohej më së miri, të paktën deri tani.

4 48

Zyrtarët koreano-jugorë tani thonë se sëmundja është përhapur pothuajse në të gjitha zonat e Koresë së Veriut. Në fakt, vetë koreano-veriorët e raportuan përhapjen e sëmundjes te shoqatat ndërkombëtare, edhe pse vendi komunist shquhet për t’i mbajtur sekret çështjet e brendshme.

5 39

Sipas Seulit, kjo është një shenjë e keqe, pasi tregon që koreano-veriorëve u ka dalë situata jashtë kontrollit. /tch/

6 27

7 26