Grupi shqiptar drejtohej nga shtetasi Vladimir Koka dhe vepronte në qytetin e Napolit. Hetuesit e antimafias italiane thonë se pas hetimeve tre-vjeçare dyshohet se pas grupit shqiptar fshihet shtetasi Indrit Dokle, pasi ata kanë zbuluar rreth 188 telefonata të koduara, të kryera ndërmjet Dokles dhe Kokës. Përveç Kokës gjatë operacionit të djeshëm janë arrestuar edhe Fatmir Geca e Fisnik Meça.


Tre vjet hetime të Antimafias italiane kanë përfunduar me arrestimin e 15 korrierëve të drogës, me sekuestrimin e 37 kilogramëve heroinë dhe kokainë, me një vlerë rreth 3 milion euro, si dhe zbulimin e një laboratori të paketimit të drogës dhe sekuestrimit armëve dhe lëndëve ekspolozive, raportoi Shekulli online. /Telegrafi/