LAJMI I FUNDIT:

Drogë nën qilimin e çerdhes, vdes 1-vjeçari në Nju Jork

Drogë nën qilimin e çerdhes, vdes 1-vjeçari në Nju Jork

Nicholas Dominici, i cili kishte qenë në kopsht për vetëm shtatë ditë, vdiq të premten nga një mbidozë droge.

Fentanili që mbyti fëmijën njëvjeçar në një çerdhe në Nju Jork, ishte fshehur në një dhomë gjumi nën një qilim, transmeton Telegrafi.

Siç raporton BBC ,tre fëmijë të tjerë u shtruan në spital, pasi u ekspozuan ndaj lëndës narkotike të fuqishme në një çerdhe në Bronx.


Dy persona janë akuzuar për drogë dhe vrasje. Policia beson se fëmijët, të moshës tetë muaj deri në dy vjeç, thithën fentanil në çerdhe.

Tre prej fëmijëve iu dha Narcan, një ilaç urgjent që përdoret për të thyer mbidozën e opioideve.

Gjatë kontrollit në dhomën e fëmijëve u gjet një kilogram fentanil, i cili u zbulua “nën qilimin ku fëmijët kishin fjetur më parë”, tha të hënën shefi i policisë në Nju Jork, Joseph Kenny.

Hetuesit dyshohet se zbuluan gjithashtu tre presa për paketimin e kilogramëve të drogës.

Pronararja e çerdhes Divino Niño në Bronx, Grei Mendez, 36 vjeçe, dhe qiramarrësi i saj, Carlisto Acevedo Brito, 41 vjeç, përballen me akuza federale për posedim të lëndëve narkotike “me qëllim shpërndarjen që rezulton në vdekje”, sipas prokurorëve federalë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Amerika
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Prodhuesit e armëve amerikane “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së, shkruan Politico

Prodhuesit e armëve amerikane “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së, shkruan Politico

Botë
Demonstrata të opozitës pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Demonstrata të opozitës pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Turqia
Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Serbia
Zelensky përshkruan telefonatën me Trump – tregon

Zelensky përshkruan telefonatën me Trump – tregon "hapat e parë drejt përfundimit të plotë të luftës me Rusinë"

Botë
Kalo në kategori