LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 4° cloudy

Drogat dhe shëndeti mendor në fokus të konferencës së mbajtur në Universitetin “Ukshin Hoti”

Drogat dhe shëndeti mendor në fokus të konferencës së mbajtur në Universitetin “Ukshin Hoti”

Konferenca ndërkombëtare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë me temën “Drogat dhe shëndeti mendor” është mbajtur gjatë kësaj fundjave në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Pjesëmarrës në konferencën e 23-të të kësaj Federate kanë qenë përfaqësues institucionesh, studiues e profesionistë mjekësorë, sikurse edhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kanë vënë në pah rëndësinë e parandalimit të përdorimit të drogave te moshat e reja, por edhe trajtimit adekuat të varësisë.

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg ka bërë të ditur se qëllimi i konferencës është parandalimi i përdorimit të drogave nga moshat e reja, pastaj këshillimi i profesionistëve lidhur me trajtimin adekuat të varësisë si dhe ndërveprimi i institucioneve për riintegrimin tyre në shoqëri.


“Jo vetëm që drogat janë bërë problem për moshat e reja, por edhe trendi në Evropë për të legalizuar kanabisin e drogat tjera është në rritje dhe ne duam që në vendet tona si Kosova të parandalojmë përdorimin e tyre dhe kjo gjë mos të bëhet diçka si e zakonshme”, ka thënë Dollenberg, raporton Telegrafi.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se Kosova nuk ka statistika të sakta për përdoruesit, por se supozohet se janë rreth 40 mijë abuzues me substanca narkotike, që sipas tij është shqetësuese për institucionet dhe shoqërinë.

Ai duke vënë në pah rëndësinë e trajtimit të përdorimit të substancave narkotike si çështje që i takon shëndetit publik, ka theksuar se nevojitet një angazhim i përbashkët i institucioneve qendrore dhe lokale si dhe shoqërisë civile për trajtimin e këtij fenomeni.

“Askush nuk zgjedh të bëhet i varur nga droga, por kjo mund t’i ndodhë secilit. Në realitet, varësia ndaj drogës është një çështje komplekse dhe kërkon më shumë përpjekje sesa qëllime të mira ose vetëm vullnet të fortë”, ka thënë Vitia.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë që nga viti 2012 ka hapur qendra për zbatimin e programit të terapisë mbajtëse me metadon, dhe se ka shtuar edhe hapësirat në repartin e sëmundjeve të varësisë në kuadër të Klinikës së Psikiatrisë, teksa ka ndihmuar edhe profesionistët shëndetësorë në menaxhimin e duhur të rasteve të kësaj natyre.

Vitia është zotuar se MSh-ja do të vazhdojë angazhimin në ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve për trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve me varësi në bashkëpunim me institucionet relevante, duke shkëmbyer përvojat me institucionet e rajonit, BE-së dhe vendeve të tjera, raporton Telegrafi.

Ndërkaq rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, ka vlerësuar se konferencat e tilla janë mundësi e mirë për rrjetëzim e shkëmbimin e përvojave të mira në këtë fushë. “Kjo konferencë është një platformë e rëndësishme për të forcuar lidhjet mes nesh, për të ndarë arritjet më të fundit në fushat mjekësore dhe për të inkurajuar bashkëpunimin ndërkombëtar”, ka deklaruar Alishani.

Në kuadër të kësaj konference ka pasur prezantime e diskutime të ndryshme nga njohës të fushës për praktikat e mira lidhur me trajtimin më efikas të këtij problemi.

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori