Xhiro e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll do të përfundojë sot, me ndeshjen e fundit që zhvillohet në Gjilan.

Drita dhe Llapi do të takohen në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 13:00.


Vendasit kërkojnë tre pikët, për të vazhduar serinë e fitoreve dhe për shtuar diferencën në krye të renditjes tabelare.

Llapi Drita 3

Në anën tjetër Llapi ka gjashtë ndeshje pa fitore dhe kërkon këndelljen pikërisht ndaj Dritës.

Sfida mes Dritës dhe Llapit do të gjykohet nga Genc Nuza me ndihmësit Bujar Selimaj e Fatlum Jashari, derisa në VAR është Dardan Çaka dhe AVAR, Kastriot Peci. /Telegrafi/

telegrafi sport app