LAJMI I FUNDIT:

Driloni njofton se po ndërmerr hapa ligjorë ndaj Xhenetës për përgjimet telefonike që ajo i publikoi pa autorizim

Driloni njofton se po ndërmerr hapa ligjorë ndaj Xhenetës për përgjimet telefonike që ajo i publikoi pa autorizim

Menaxheri i fituesit të Big Brother VIP Kosova 3, Drilonit, ka njoftuar se kanë angazhuar një avokat për të ndërmarrë hapa ligjorë kundër finalistes së këtij edicioni, Xheneta Fetahu.

Kjo vjen pasi Xheneta publikoi disa incizime të bisedave private me Drilonin, të zhvilluara pas përfundimit të spektaklit. Në këto regjistrime, Driloni i kërkonte asaj hapur që të takoheshin bashkë, duke nxitur polemika dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në një deklaratë të shpërndarë nga menaxheri i Drilonit, Fisniku, u bë e ditur se kanë angazhuar avokaten Bedrie Rexhepi për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore në mbrojtje të imazhit dhe dinjitetit të tij.


“Pas publikimit të disa videove të paautorizuara, që dëmtojnë imazhin dhe etikën e Drilonit, kemi angazhuar avokaten Bedrie Rexhepi për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore. Jemi duke punuar për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të tij. Shihemi shpejt,” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Fisniku dhe më pas i publikuar edhe nga vetë Driloni në InstaStory.

Foto: Drilon Rama/InstaStory

Nga ana tjetër, Xheneta ka deklaruar se publikimi i këtyre bisedave ishte një akt mbrojtës nga ana e saj, pasi është ndjerë e kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij.

Ky zhvillim ka ndezur një debat të gjerë në rrjetet sociale, me ndjekësit që janë ndarë në mbështetje të njërës apo tjetrës palë, ndërsa pritet të shihet se si do të vijojë kjo çështje në aspektin ligjor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Elton Ilirjani: Biznesmenët që premtuan ndihmë për Parashqevi Simakun, nuk dhanë asnjë dollar - e bënë vetëm për klikime

Elton Ilirjani: Biznesmenët që premtuan ndihmë për Parashqevi Simakun, nuk dhanë asnjë dollar - e bënë vetëm për klikime

Magazina
Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk 'godet' me deklarata për babanë e saj: Ai është një fëmijë patetik, pse duhet të kem frikë prej tij?

Vajza transgjinore e Elon Musk 'godet' me deklarata për babanë e saj: Ai është një fëmijë patetik, pse duhet të kem frikë prej tij?

Magazina
Laert Vasili befason me deklaratën në BBVA, thotë se rrjedh nga i njëjti trung familjar me Slobodan Milosheviqin?

Laert Vasili befason me deklaratën në BBVA, thotë se rrjedh nga i njëjti trung familjar me Slobodan Milosheviqin?

Magazina
Diana i reagon Arionit, pasi ky i fundit dyshohet se e ofendoi me fjalë denigruese në rrjetet sociale?

Diana i reagon Arionit, pasi ky i fundit dyshohet se e ofendoi me fjalë denigruese në rrjetet sociale?

Magazina
“Në atë moment jam falur” - Gjesti tregon se çfarë e ndaloi pasi ishte gati për t’u larguar nga Big Brother

“Në atë moment jam falur” - Gjesti tregon se çfarë e ndaloi pasi ishte gati për t’u larguar nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori