LAJMI I FUNDIT:

Drilon Hazrollaj ylli i xhiros së dytë në Superligën e Kosovës

Drilon Hazrollaj ylli i xhiros së dytë në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall edhe këtë edicion vazhdojnë me ndatjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për xhiron e 2-të të Albi Mall Superligës i ka takuar sulmuesit anësor të KF Malisheva, Drilon Hazrollaj.

Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Berat Berisha, Isuf Llumnica dhe Rifat Nasufi, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë sulmuesit anësor të skuadrës malishevase, pasi në ndeshjen kundër Fushë Kosovës ai pati një paraqitje briliante, duke shënuar tre gola dhe duke asistuar në një tjetër gol.

Drilon Hazrollaj, tashmë Superliga e Kosovës ka një yll të ri
Lexo po ashtu Drilon Hazrollaj, tashmë Superliga e Kosovës ka një yll të ri

Hat-Tricku i Hazrollajt është i pari në këtë kampionat, ndërsa me këtë fitore FC Malisheva arkëtojë 3 pikë të reja duke qenë, pas dy xhirove, lidere në Albi Mall Superligë edicioni 2023/24.


Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e KF Malisheva, Drilon Hazrollaj e ndau Artina Haliti, krijuese e kontentit në Albi Mall.

Pasi mori këtë çmim, Hazrollaj u shpreh i lumtur që skuadra e tij e nisi mbarë edicionin e ri në elitën e futbollit në Kosovë.

“Çmimi ‘Ylli i javës’ është i pari për mua dhë sinqerisht jam shumë i lumtur. Kur shpërblehesh si më i miri i xhiros shtohet edhe motivi i punës. Falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik të cilët më ndihmuan që unë të kem një performancë të tillë dhe të fitoj këtë çmim. E kemi filluar kampionatin mbarë dhe uroj që të vazhdojmë këtë ecuri pozitive edhe në xhirot e ardhshme”, ka thënë Drilon Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Kalo në kategori