Për dy vjet, sa kishte sunduar Serbia e parë në Zezë (1912-1914), pak ndonjë zijosh kishte pa si duket monedha serbe e shitblerjes, e quajtur dinar. Zijoshët, atë pak tregti që bënin, kryesisht e bënin duke ndërruar mallin me mall. Po të kishin nevojë për të blerë diçka, shisnin drithë, apo ndonjë kafshë shtëpiake. Ata, eventualisht kishin për të shitur edhe ndonjë lëkurë të kafshës që kishin prerë për dimër. Ishin mësuar të mendojnë kryesisht vetëm për bukën e vitit.
Ka zi e më zi, thoshin zijoshët njëzëri. Sa kush që parashikonte diçka për nesër, i thoshin mes ndill zi! Pa u bë katër vjet të pushtimit austro hungarez, ushtria serbe ishte parë serish në Zezë.
Zijoshët ishin mësuar të thonë, se çdo e zezë, së pari kalon nëpër Zezë. Ky hyqymet nuk ka me zgjatë më shumë se njëzet vjet! Për çudi ashtu edhe kishte ndodhur!
Pas ikjes së italianëve në vitin 1943, vetëm dy ditë më pas, dy ushtarë gjerman me një motor tre rrotash, ishin parë duke vendosur flamurin e tyre mbi derë të komunës në Prizren. Nuk e dinte kush nga sa po shkon pasuli. Parashikimet e zijoshëve për ardhjen e ndonjë pushtuesi të ri nuk pushonin.
Aso kohe, askush nga zijoshët nuk kishte radio. Në Zezë nuk kishte as gazeta.
Megjithatë, zijoshët parashikonin ngjarje të mëdha që do të ndodhin. Parashikonin gjithçka. Secili dukej më falltar se tjetri. Megjithëse asnjeri nuk ja pranonte parashikimin tjetrit, dikush ia qëllonte.
Po ti dëgjonte dikush, do të fitonte përshtypjen sikur ata komunikojnë me agjencitë më të njohura ndërkombëtare të lajmeve!
“Është përhapë fort gjermani! – thoshin “analistët” zijoshë të Zezës. Një fshatar që as ëndërr nuk i kishte parë shkronjat, dukej sikur merr vesh krejt çka po ndodhë nëpër botë.
Zijoshët dinin krejt punët e botës, ndërsa për veti asgjë. Ata nuk merreshin me punët e tyre, por parashikonin se cili pushtues do të vjen nesër. Kishte ikur Italia pas tre vjetësh, ndërsa Gjermania, një vit më pas.
Kishin pëshpëritur zijoshët se krajli serb ma nuk do të kthehet. Kishin parashikuar edhe sistemin e ri komunist. “Do vijnë do gjind me ylli në ballë”!- kishin thënë ata. Ashtu kishte ndodhë.
Derisa ishte vendos njëfarë qetësie në Zezë, varfëria kishte bërë kërdi bashkë me sëmundje të ndryshme ngjitëse. Sistemi shëndetësor akoma ishte i panjohur në Zezë. Për më shumë se njëzet vjet, pak kush në Zezë mund të siguronte bukën për një vit. Edhe pushteti i ri komunist, në emër të njëfarë “Vishaku” zijoshëve ua kishte marrë krejt drithin, duke i lënë vishkull.
Derisa po dredhte liktyra nën hije të kumbullës në oborr, Mujziut i shkonte mendja vazhdimisht të ata pak grurë që kishte mbjell, e që sapo kishte filluar të piqet, akoma ishte larg draprit. Zakonisht gruri korrej pa u pjekur mirë. E linin shtrirë dorëza në arë, dy a tri ditë e më shumë. Kokrrat e grurit i provonin me dhëmbë sa janë tharë dhe a janë të gatshme për blojë.
Mujziut i duhej gati edhe një muaj derisa do të vendoste grurin në hambar. Milli iu kishte sosur. Mbillte një apo dy spore thekër, varësisht nga nevoja. Thekra bëhej mirë dhe piqej pak më herët. Këtë herë, ai kishte llogaritur kashtën e thekrës, jo vetëm për liktyra, por edhe për të mbuluar një kasolle delesh. Kishte korrë disa duaj thekre. I kishte terë mirë e mirë dhe i kishte shtypur. Kishte nxjerrë dy buçuk kokrra thekre, të gatshme për blojë.
Dy buçuk janë pak për një muaj, mendonte ai?! Duhet shtuar bile edhe një buçuk drithë. Matej Mujziu të bënte aso përzierje drithi që nuk kishte bërë më parë. Thesit me dy buçuk thekër, ia shtoi edhe një buçuk misër. Kur bluheshin kokrrat e thekrës së papjekur mirë, buka dilte paksa ngjyrë e gjelbër.
Mujziu nuk po eksperimentonte sa buçuk i zë thesi, por sa kilogram duhen gatuar një muaj, për nëntë anëtarë të familjes.
Kujt ia merr mendja për kombinimin thekër- miser, mendonte në heshtje Mujziu?!
Ai ishte edhe mahitar i madh. I shkonte buza në gazë kur mendonte përzierjen e misrit me thekër, pastaj mendonte se edhe mullisi do të çuditet me këtë kombinim! Misri është i egër për gatim, ndërsa thekra e vështirë për bluarje. Nga ky miell, buka del pak e lagët por më e butë se ajo krejt me misër.
Edhe mullisi e ka problem të kurdisë gurin si mund ta bluaj një përzierje thekër e misër. Grurë e misër moti kishin provuar, por jo edhe thekër e misër.
Mujziu nuk kishte gjetur derë tjetër për të siguruar bukën edhe për një muaj. Një sasi thekre që kishte korrë pa u pjekur mirë, sapo kokrrat kishin humbur tamblin nuk i mjaftonte. Nuk e beson njeriu se çfarë kombinimi ishte ky për të mos vuajtur nga uria të nëntë anëtarët e familjes se tij?!
Milli i kombinuar gatuhej e piqej mirë.
Makinat shirëse të drithërave të bardha, kishin filluar të vijë nga Shumadia në Zezë. Zijoshët më nuk fshinin drithin me kuaj e me kije.
Miri ishte kthyer atë ditë nga puna dhe nuk kishte shkuar fare në shtëpi. Ai ishte ndalur në rrugë ku kishte takuar Mujziun e mbushur helm.
Pa fol edhe një fjalë tjetër me fqinjin, e kishte pyetur:
– A fshive grurin?
-Jo, nuk e fshiva!- ishte përgjigjur Mujziu.
-Makina nuk erdhi në lamën time! Më thanë se njëqind duaj grurë janë pak dhe nuk kemi hesap me pru makinën në lamën tënde.
Derisa po fliste Mujziu, Mirit i kishin shpërthye lotët.
-Kush mendon diçka mirë në Zezë?- kishte thënë vetmeveti.
-Në vend që fqinjët e zi ta detyrojnë makinistin nga Shumadia që t’ia fshij drithin Mujziut, zijoshët e kanë zbuluar këtë kurth të poshtër?!- mendonte Miri. Nuk kishte pritur të dëgjonte më shumë fjalë nga Mujziu.
Kishte shkuar drejt në lamën e Trakaliçëve, ku po fshinte “dreshi” nga Shumadia. I kishte përshëndetur punëtorët dhe e kishte thirr të zotin e makinës.
E kishte pyetur pse ka kaluar lamën e Mujziut pa ia fshi drithin? Makinisti i kishte treguar Mirit se Trakaliçët e kanë kërcënuar, se do ta përzënë fare nga Zeza nëse ia fshin drithin Mujziut duke e kthyer dreshin në një lamë me njëqind duaj grurë të lig?!
Miri nuk kishte folur fjalë tjetër. Ia kishte prerë mendja se makinisti nuk do bënte këso dredhie, aq më pak në vend të panjohur. Miri ishte i bindur se krejt këto poshtërsi ishin pjellë e zijoshëve. Miri kishte shtëpinë në fund të fshatit dhe “dreshi” zakonisht shkonte në lemën e tij krejt në fund të shirjes.
Pa e zgjatur më shumë, ishte kthyer Miri në shtëpi dhe atë ditë kishte vendosur të ikte nga Zeza. Edhe kur i kishte ardhur rendi të fshinte me “dresh”, nuk kishte pranuar. Serish fshiu grurin si gjithmonë me kuaj. Gjithë këto të zeza që bënin zijoshët, fare nuk mendonin për të zezat tjera, që pillnin njëra pas tjetrës.
Pas dy javësh, Miri kishte nxjerrë në pazar tokën e tij. Akoma nuk i kishte thënë dikujt edhe një fjalë, por ai kishte vendosur të ikte nga Zeza.
Ajo kishte qenë dita e fundit e Mirit në Zezë. Ai kishte iku natën, pa i thënë kujt lamtumirë.
Miri ishte bërë burrë, ishte martuar e kishte tre fëmijë. Ai kurrë nuk kishte dëgjuar një lajm të mirë në Zezë. Edhe katër vjet shkollë fillore që i kishte mbaruara gjatë pushtimit të dytë serb, kishin lënë vragë të thella në shpirtin e tij. Kishte shkuar në shkollë në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare. Ai kuptonte çdo mësim, por edhe çdo djallëzi të pushtuesit dhe të zijoshëve. Deri atë ditë kur e pa dreshin që po fshinte sipas diktatit të zi të zijoshëve, vendosi të ikte përfundimisht. Historinë e zijoshëve e njihte më mirë së kushdo tjetër. Zeza nuk do ta kishte ketë emër të zi, po të mos ishin zijoshet aq të zi, mendonte Miri.
Në Zezë nuk ka ndodhë të kryhet një punë pa një të zezë. Nuk kalonte ditë e të mos rriheshin barinjtë mes veti. Nuk kalonte ditë pune në ara, pa u ngatërruar dikush nga zijoshët. Krejt këto të zeza i mbante mend Miri. Ai edhe nuk kishte parë diçka të mirë për të mbajtur mend. Miri nuk i kishte thënë askujt edhe një fjalë për ikjen e tij përfundimtare nga Zeza.
Për shirje të drithit po vinin makina shirëse nga Serbia. Ato makina, serbët i sillnin me traktor, pasi përfundonin shirjet në Shumadi.
Për shumë vjet, numri i makinave nuk ishte i mjaftueshëm për çdo fshat. Për një makinë caktonin nga tri, deri dhjetë fshatra me rend. Kështu shirjet në Zezë vonoheshin deri në fund të shtatorit. Madje ato makina e kishin vështirë të depërtonin nëpër rrugët dhiare të Zezës. Pronari i makinës shikonte terrenin dhe hulumtonte shtigje nga mund të depërtonte deri në lemën e zijoshit. Krejt kjo përballohej me pune e sakrifica. Po të mos ishin zijoshët grindavec e të pafytyrë, nuk do të kishte nevojë për konflikte fizike. Kur një makinë hynte në fshat, zijoshet tuboheshin dhe zienin njëmijë mënyra se cili do të fshinte i pari edhe në cilën lamë mund të hynte makina, e në cilën jo.
Qysh në vitin e parë kishte pasur ngatërresa të mëdha mes zijoshëve. Ishte ky viti i tretë që pritej me padurim. Ata që kishin provuar ketë shirje me makinë më nuk e mendonin shirjen me kije apo me kuaj. Mujziu nuk kishte as kije as kuaj. Nuk kishte shumë duaj gruri që mund ta tërhiqnin pronarin e makinës për më shumë fitim. Zijoshët kishin bërë rendin e shirjes. Fshatarëve që kanë pak duaj të mos ua fshijnë fare drithin!
Për këtë dreqësi të zijoshëve kishte bërë vërejtje të urtë Miri. Ai ishte i vetmi zijosh që dinte të shkruante e të lexonte. Atëherë dikush propozoi që këta që kanë pak duaj gruri ti sjellin në lamën e fqinjit më të afërm. Edhe kjo nuk doli të ishte ndonjë zgjidhje fatlume, pasi duke bartur duajt nga lama në lamë, shkundeshin gjysma e kokrrave nga kallinjtë e grurit. Nuk kishte rënë në hall vetëm Mujziu, por gjysma e fshatarëve të Zezës ishin në këso gjendjeje. Vetëm dy tre zijoshë pranuan të bartin duajt e tyre të grurit në lamën e huaj. Të tjerët, serish fshinë drithin me kuaj. Nuk e kishte të lehtë Mujziu këtë shirje. Ai gjatë gjithë kohës mendonte si të siguronte sasinë e nevojshme të drithit deri në bukën e re.
Ata fshatarë që mbesnin pa fshi grurin, e panë që kishin humbur aq shumë ditë të mira korriku. Në shtator, shinat erdhën shpejt. Pritja qe fatale për të fshi grurin me makinë. E fshinë grurin zijoshët në shtator, dhe mezi e futen drithin në hambar. Mendonin të gjorët edhe për vitet e ardhshme. Makinat do vijnë, por na nuk e shtojmë dot sasinë e grurit të mbjellë. Asgjë nuk premtonte se në vitin tjetër makina do të vjen edhe në lamën e tyre.
Miri vuante më shumë se të tjerët, sepse nuk kishte as me kënd të flasë. Ata që vinin nga Shumadia me makina shirëse, nuk e njihnin askënd në Zezë. Zijoshët, sa hora krijonin do farë kumbarish me makinistin serb, duke i ofruar ushqim e konak, pasi rrugë tjetër qëndrimi deri në fund të fshirjeve nuk kishte. Sapo lidhnin kumbari, fillonin t’ia caktojnë edhe itinerarin e shirjes sipas vullnetit të tyre, që zakonisht bëhej me inat të fqinjëve zijoshë. Këto veprime i shihte më mirë se të gjithë vet Miri.
Se çka mendonte të bënte ai, askush nuk e lexonte dot heshtjen e tij. Zijoshët as që merreshin me “ëndrrat” e Mirit siç i quanin ata.
Disa vjet me radhë, Miri ishte përpjekur me kujdes të vendoste njëfarë rendi dhe drejtësie, sidomos kur fshihej drithi në lamë, por pa sukses. Ishte dëshpëruar tepër. Kishte menduar gjatë si të vepronte, por zijoshët nuk e kishin përfillë asnjë ide të tij.
Në vitin e tretë, fshirja e grurit në Zezë kaloi si mos ma keq. Zijoshët u rrahën mes veti, se cili do ta merrte i pari dreshin nga Shumadia. Ngatërresat përfunduan me disa të lënduar, por kësaj radhe nuk pati të vdekur. Në këtë gjendje, Miri serish nuk pranoi të marr dreshin në lamën e tij. Edhe në vitin e tretë me radhë, miqtë ia fshinë grurin me kuaj në fund të shtatorit. Pas gjithë atyre të zezave që përjetoi, Miri iku përfundimisht nga Zeza. Shumica e zijoshëve bënte dasmë kur largohej ndonjë fqinj i tyre. Nga 120 familje sa kishte para çlirimit, Zeza tash ka mbetur vetëm me dy familje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj në Malishevë: Kurti po sillet si bukëpërmbysës
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite