LAJMI I FUNDIT:

Drenica kërkon hise në PDK

Drenica kërkon hise në PDK

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) edhe zyrtarisht ka hapur garën për kryetar, para konventës partiake që do të mbahet më 7 maj 2016. Kjo gjë është bërë zyrtare në mbledhjen e Këshillit Drejtues, në të cilën edhe janë bërë një mori propozimesh.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri” brenda Këshillit Drejtues, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka propozuar që në kryesinë e ardhshme të PDK-së, një përfaqësues të jetë nga Drenica, e po ashtu nga ky rajon të jetë edhe një ministër në Qeverinë e Kosovës, pas kalimit të Hashim Thaçit në Presidencë.

“Propozoj që në kryesinë e ardhshme duhet të kemi një nënkryetar nga Drenica dhe së paku një ministër. Duhet të sillemi si pronar të së vërtetës. Nëse duhet të kemi një demokraci, ta bëjmë në PDK, nëse duhet ta refuzojmë, ta bëjmë ne si PDK”, ka thënë Kuçi, sipas këtij burimi.


Po ashtu sipas burimit brenda KD të PDK-së, deputeti Nait Hasani ka kërkuar që të kihet me shumë kujdes nga Gjykata Speciale, sepse do të jetë e rëndë për PDK-në. “Duhet kujdes i madh sepse Gjykata Speciale ka me qenë e rëndë për PDK-në. Ministrat janë familjarizuar me vendet e punës dhe i kanë harru votuesit”, ka thënë Hasani, sipas këtij burimi.

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori