Drenica fiton lehtësisht me shumë gola ndaj Vllaznisë së Pozheranit

Ashtu siç pritej Drenica fitoi me lehtësi ndaj Vllaznisë së Pozhoranit.
Vendasit falë lojës së bukur arritën fitore të thellë me rezultat 6-2.
Golin e parë e shënoi Denis Peposhi në minutën e 33-të dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Në 45 minutat e dytë pamë një festival golash, ishte Hysen Tahiri (52') që shënoi fillimisht, pastaj Dukagjin Gashi (58'), Peposhi (64') dhe pastaj rezervisti Drilon Osmani (70').
Ardian Tereziu në minutën e 72-të shënoi golin e parë të Vllaznisë, ndërsa për të gjashtin për vendasit u përkujdes Genc Hamiti (85').
Në fund për Vllazninë shënoi edhe Almedin Murati (87').
Pas kësaj fitore Drenica renditet e pesa në Superligën e Kosovës me 45 pikë, duke i ikur kështu zonës së barazhit.
Vllaznia me 14 pikë vazhdon e fundit në tabelë. /Telegrafi/

















































