LAJMI I FUNDIT:

Drenica fiton derbin kuqezi ndaj Flamurtarit

Drenica fiton derbin kuqezi ndaj Flamurtarit

Drenica ka arritur të marr fitoren e parë në sezonin pranveror, duke mposhtur Flamurtarin me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së 21-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë e hapur dhe me raste nga të dyja skuadrat, por ishin vendasit që shënuan dy gola, kundrejt një të mysafirëve.

Drenica rrezikoi në minutën e 10-të me anë të Genc Hamitit, i cili goditi pingulen nga ndërprerja, ndërsa disa minuta më vonë gjetën golin.


Në minutën e 14-të ishte Alban Shillova që shënoi për 1-0, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Flamurtari arriti të barazoj 1-1 me anë të Veton Kabashit.

Pas barazimit, Drenica shtoi trysninë dhe arriti në minutën e 41-të të fitojë një penallti të cilën e konvertoi në gol Shillova për 2-1.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por ishin përsëri vetëm vendasit që gjetën golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 70-të dhe ishte Hasan Hyseni, i cili shënoi për 3-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Drenica ngjitet në pozitën e shtatë me 27 pikë, ndërsa Flamurtari bie në vendin e nëntë me 25 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Dramë në 45 minutat e parë: 27 sekonda për gol, dyshime për penallti dhe aksione në Atletico-Real Madrid

Dramë në 45 minutat e parë: 27 sekonda për gol, dyshime për penallti dhe aksione në Atletico-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori