Isa Xhemajlaj, kandidat i NISMA për kryetar të Drenasit, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se është i bindur në fitore në këto zgjedhje, pasi qytetarët e Drenasit kanë vendosur për të bërë ndryshimin e nevojshëm.
“Jam optimist për fitore sepse i takoj dhe bisedoj me të gjitha shtresat e qytetarëve të Drenasit. Tek ata e shoh frymën e ndryshimit. Ata nuk shohin mundësi ndryshimi tek kandidatët tjerë, veçanërisht tek ai i PDK-së. Drenasi nuk është bastion i Partisë Demokratike të Kosovës. Ka qenë, por s’është më. Ai është bastion i qytetarëve dhe ata po duan që ta kenë një njeri që rri dhe bisedon me ta”.
“Qytetarët duhet të më besojnë sepse e njoh mirë Drenasin. E njoh mirë, lagje për lagje. Mua nuk do të më ikin investitorët, siç ka ndodhur në të shkuarën. Do të jem jo vetëm në shërbim të qytetarëve, por maksimalisht do t’u shërbej edhe investitorëve”.
“Me kundërkandidatët kam raporte normale private. Njihemi tash e një kohë. Marrëveshje për balotazh nuk kemi, sepse besoj që do t’i fitoj zgjedhjet qysh në raundin e parë”.
Ai ka deklaruar se takimet me qytetarët gjatë parafushatës janë duke ecur mirë, dhe në to është duke kuptuar më mirë hallet e qytetarëve të Drenasit.
“Fushata nuk ka filluar ende, por jemi në takime konsultative me banorët. Është kjo njëlloj parafushate, me takime që mbahen nëpër oda dhe lokale. Do të kishte qenë mirë që secili fshat të kishte ndonjë bibliotekë, ku do t’i mbanim këto takime, por këto janë kushtet”.
Xhemajlaj ka sulmuar edhe zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët sipas tij janë duke e vizituar pa nevojë Drenasin, me qëllim që të ndikojnë në vendimin e qytetarëve për të zgjedhur të parin e qytetit.
“Nuk është mirë që ministrat të vijnë në Drenas, pasi gara është në nivel lokal. Ne të gjithë njihemi me njëri-tjetrin dhe është fare e panevojshme që të vijë e gjithë qeveria për fushatë. Ata po u premtojnë qytetarëve shumë gjëra, por unë po u them që ato nuk do të realizohen. Do të kishte qenë mirë që këta ministra të merren me hallet tjera të qytetarëve dhe jo të vijnë të na pengojnë neve si kandidatë. Këta njerëz që vijnë dhe sorollaten, e thirren në emër të luftës, nuk i bëjnë nder as luftës as PDK-së”. /klankosova.tv/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale