Drejtoi veturën në ndikim të alkoolit, dënohet ferizajasi me 500 euro, pikë negative, masë mbrojtës e konfiskim të automjetit

Policia e Kosovës ka gjobitur një person në Ferizaj pasi ka drejtuar veturën në ndikim të alkoolit.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se Policia e stacionit në Ferizaj më 10.05.2024 rreth orës 04:15 në rrugën "Reçaku " në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.A (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ku rezultoi 0.85 promila dhe nën masën mbrojtëse.
“Me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit”, thuhet në njoftim.
Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 euro, 5 pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për 6 muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/05/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































