Drejtori i Shëndetësisë në Podujevë: Gjinekologu me COVID-19 është nga Podujeva por banon në Prishtinë prej kohësh

2020/04/zaim-thaci.jpg
6:"OnLine

Mbrëmë është konfirmuar se një gjinekolog nga Podujeva është infektuar me COVID-19.

Drejtori i Shëndetësisë në Podujevë, Zaim Thaçi thotë për RTV Dukagjinin se personi në fjalë është nga Komuna e Podujevës por se ai është me banim në Prishtinë prej disa kohësh, përcjell Telegrafi.


“Mbrëmë na ka ardhur një njoftim nga IKSHP se një banorë që është i regjistruar si banues në Komunë e Podujevës ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Në fakt ai vepron dhe punon në QKUK në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë. Ai punon atje dhe e ka banesën e vet që banon atje. Ai mund të llogaritet që është nga Podujeva por vendbanimin që një kohë e ka në Prishtinë ku edhe vepron”.

Thaçi thotë se në bazë të telefonatave gjinekologu ka gjendje të mirë shëndetësore dhe gjendet në vet izolim në banesën e tij private në Prishtinë.

Ai thotë se prej disa javësh asnjë qytetarë nga kjo komunë nuk është referuar për testim.

Podujeva zyrtarisht numëron 5 raste të prekura me COVID-19, katër nga të cilët janë raportuar si të shëruar plotësisht ndërsa edhe rasti i pestë duhet se nuk e ka prekur territorin e kësaj komune pasi personi i prekur banon në Prishtinë./Telegrafi/

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Deals

Më të lexuarat