LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Policisë: Kemi dërguar kapacitetet dhe aftësinë tonë për të siguruar mbrojtje ndaj të akuzuarve në Gjykatën Speciale

Drejtori i Policisë: Kemi dërguar kapacitetet dhe aftësinë tonë për të siguruar mbrojtje ndaj të akuzuarve në Gjykatën Speciale

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha sot se Policia e Kosovës ka dërguar kapacitetin, aftësinë e tyre dhe mundësinë tonë për me siguru lirim me kusht për të akuzuarit në Gjykatën Speciale.

Mehmeti gjatë raportimin në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje u pyet rreth kësaj çështje, ndërsa tha se pyetjet rreth Dhomave të Specializuara t’u bëhen Dhomave të Specializuara, e jo Policisë.

“Besoj që opinioni publik tashmë e din që neve na u janë bërë kërkesa nga avokatët mbrojtës dhe ne i kemi adresuar kërkesat nga avokatët mbrojtës… Ndërsa pyetjet rreth Dhomave të Specializuara kisha pasur dëshirë që të na kurseni neve dhe tua bëni Dhomave të Specializuara. Unë u përgjigja që avokatët mbrojtës kanë bërë kërkesa për kushtet për lirim me kusht. Ne i kemi dërguar kapacitetin, aftësinë tonë dhe mundësinë tonë për me siguru lirim me kusht…”, ka thënë Mehmeti.


Ndryshe, Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë lëshuar një urdhër për Policinë e Kosovës për t’u përgjigjur në detaje nëse ata mund të sigurojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së.

Policia e Kosovës sipas urdhrit të lëshuar më 8 tetor nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou kanë dy javë kohë, prej kësaj date, që të përgjigjen për kërkesën e Dhomave të Specializuara për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori