Intervistoi: Aroma Aliti

Kodra e Diellit është njëra nga qendrat më të frekuantuara të skijimit gjatë periudhës dimërore në Maqedoninë e Veriut. Probleme të theksuara gjatë sezonit të kaluar ishin mungesa e parkingjeve si dhe kolonat e vazhdueshme të automjeteve në rrugën Tetovë-Kodër e Diellit. Duke qenë afër sezonit të ri, Telegrafi ka biseduar me drejtorin e Kodrës së Diellit, Adem Avziu, i cili flet më hollësisht per sfidat që ka hasur kjo qendër si dhe planet dhe parashikimet e tij për sezonin e ardhshëm. Si drejtor i Kodrës së Diellit, si e prisni sezonin e ri të skijimit dhe me çfarë ndryshimesh në krahasim me sezonin e kaluar? Sezonin e kaluar fatmirësisht e përmbyllëm me një sukses të jashtëzakonshëm për sa i përket numrit të skiatorëve dhe frekuentimit të Ski-Qendrës. E gjithë kjo ishte fal investimeve të bëra, aktiviteteve të shumta rinore që gjallëruan Kodrën e Diellit, por edhe sigurisht fal kushteve atmosferike. Mund të them që këtë sezon jam optimist që ky numër do të shumëfishohet.


319734513 484247593840241 5860628652575523384 n

Gjatë sezonit të kaluar janë hasur probleme me parkingjet në Kodrën e Diellit duke shkaktuar kështu dhe kolona të automjeteve në rrugën deri te kjo qendër skijimi. Por, sipas drejtorit të kësaj qendre janë organizuar transporte të veçanta pa pagesë për t`i shmangur këto probleme.Gjatë sezonit të kaluar janë hasur probleme me parkingun dhe kolonat e shumta në komunikacion, a ka planifikime për shmangien e të njëjtave? Sezonin e kaluar bëmë përpjekje maksimale nga ana jonë që të minimizojmë kolonat e shumta duke mundësuar shuttle transport me 2 furgone çdo 15 min nga vendet ku krijoheshin kolonat deri te Ski-Qendra dhe anasjelltas, si dhe vënies në përdorim të plotë të dy parkingjeve ekzistuese. Duke pasur parasysh që kjo gjë sezonin e kaluar edhe pse ndoshta nuk e evitoi plotësisht problemin, por gjithsesi dha efekt pozitiv në reduktimin e turmës dhe kolonave, këtë sezon kemi siguruar edhe një furgon, domethënë gjithsej 3, që do të sigurojnë shuttle transport për të gjithë vizitorët/skiatorët dhe i njejti edhe këtë sezon do të jetë pa pagesë.

320514653 1266124170635409 8937631091746866362 n

A ka pasur dhe a do të ketë investime të reja në Kodrën e Diellit për këtë vit dhe vitet e ardhshme? Që nga emërimi im si drejtor në Ski-Qendrën “Kodra e Diellit” janë bërë investime të shumta të cilat ndjeshëm kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve për dashamirët e sporteve dimërore.
Investime të realizuara:
- Ndërtimi i dy mini objekteve hotelierike në Ski-Qendrën Kodra e Diellit
- Ndërtimi i pesë tualeteve publike
- Asfaltim i rrugës që lidh shtigjet e skijimit me parkingun e Qendrës së Skijimit
- Riparim i shtyllave të dëmtuara të çelikut të dyulëses “Ceripashina” dhe lëshimi i saj në përdorim pas një kohe shumë të gjatë
- Sistem i ri i ndriçimit të shtigjeve të skijimit duke mundësuar 2 km shtigje të reja për skijim nate
- Shënjim i shtigjeve të skijimit – vendosja e shenjave përveç orientimit të skiatorëve, ka për qëllim edhe sigurinë dhe lehtësimin e lëvizjes, si të skiatorëve, ashtu edhe të këmbësorëve nëpër shtigje. Me shënjimin e shtigjeve të skijimit Kodra e Diellit mori pamje dinjitoze si destinacion turistik atraktiv dhe konkurrues në rajon.
- Rekonstruim dhe izolim i të gjitha objekteve ekzistuese pranë ski-ashensorëve
- Ndërtim i shkallëve për këmbësorë për zbritje/ngjitje deri në shtigjet e skijimi
- Shpërndarja e rrjetit optik në të gjitha hyrjet e ski-ashensorëve, në mënyrë që leximi i ski-biletave të jetë më efikas
- Për herë të parë kemi bërë aktivizim të linjës telefonike pa pagesë 15767 si instrument që ka për qëllim të informojë vizitorët dhe të referojë nevojat e tyre në shërbimet përkatëse të Ski-Qendrës. Gjegjësisht, përveç informimit, kjo linjë ka për qëllim edhe sigurinë e skiatorëve, posaçërisht kur ata ndodhen në situatë rreziku.
Në këtë mënyrë është bërë një transformim i jashtëzakonshëm i Kodrës së Diellit duke e shëndërruar në një Ski-Qendër të zhvilluar pa i cënuar asnjë gjë që reflekton Kodra e Diellit.

Untitled design 11

A është në plan së shpejti edhe hyrja në funksion i teleferikut Tetovë-Kodër e Diellit? Çështja e teleferikut Tetovë-Kodra e Diellit është një nga pikat kryesore për të cilat do të vijojnë negociata me investitorin strategjik në mënyrë që të zgjidhet kjo çështje dhe i njejti të vendoset në funksion.

Kodra e diellit me llogo

Sipas drejtorit, çmimet e biletave janë të volitshme duke pasur parasysh efektet e krizes globale. Ndersa, çmimet kanë pasur rritje minimale.A mendoni se çmimet e biletave për skijim janë të volitshme duke krahasuar standardin në vendin tonë dhe kushtet që ofrohen në këtë qendër skijimi? Duke patur parasysh efektet e krizës globale, si energjetike ashtu edhe ekonomike, çmimet e biletave të skijimit kanë pësuar rritje minimale në krahasim nga sezoni i kaluar. Deri më tani Ski-Qendra “Kodra e Diellit” i ka miratuar vetëm çmimet për ski-biletat sezonale dhe të njejtat janë më të volitshmet në tërë rajonin. /Telegrafi/

320564969 1259804834566045 6507141609730833115 n