Në Klinikën Infektive 90% e pacientëve që po trajtohen janë të pavaksinuar, ka thënë drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.
Mirëpo, doktor Vishaj tha se te pacientët që janë të vaksinuar manifestimet klinike janë më të lehta e të përballueshme.
“Diku mbi 90% të pacientëve të trajtuar në Klinikën Infektive janë të pavaksinuar, 10% janë të vaksinuar. Mesatarja sillet diku 12 deri 18 pacientë që janë të vaksinuar. Mirëpo te pacientët që janë të vaksinuar manifestimet klinike janë më të lehta të përballueshme dhe këta pacientë nuk janë duke manifestuar formën shumë të rëndë dhe fatale por janë duke manifestuar manifestime klinike mesatarisht edhe të rënda”, u shpreh Vishaj për Ekonomia Online.
Mes tjerash, Vishaj theksoi se mund të ketë variante të reja, duke shtuar se nuk mund të predikojnë se a mund të jenë më të ashpra, por sistemi shëndetësor duhet të jetë i gatshëm për çdo situatë.
“Është e mundshme që të vijnë edhe variante të reja sepse ne nuk mund të prognozojmë asgjë për gjenetikën e këtij virusi për aftësitë e tij për tu transformuar. Për variantet e reja në nuk mund të predikojmë a do të jenë më të ashpra, por në të gjitha rrethanat sistemi shëndetësor duhet të vazhdojë të përsoset në mënyrë që prurjet e reja që vijnë me pacientë shumtë t’i përballojnë më lehtë”, tha ai.
Sipas tij, masat e marra janë të domosdoshme, por thotë që mbyllja totale po krijon veç panik te qytetarët.
“Masat të cilat merren me qëllim të luftimit të pandemisë janë të domosdoshme sepse këto janë metoda epidemiologjike që shpëtojnë jetë. Ajo nocioni mbyllje na mbyllën ato më tepër janë të natyrës spekulative dhe më tepër të krijimit të momenteve të panikës. Unë asnjëherë nuk them që duhet të ketë mbyllje, por mund të ketë zbatim të masave epidemiologjike me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit”, u shpreh Vishaj
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

E dha foshnjën për adoptim për 4 mijë euro, kallëzim penal ndaj kumanovares dhe katër personave tjerë

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës