Drejtori i Emergjencës në QKUK, shpëton një fëmijë në Durrës
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani, në një shkrim të bërë në Facebook ka treguar se si e ka shpëtuar një fëmijë 7-vjeçar në plazhin e Durrësit.
Lenjani ka thënë se nuk ka gjë më të bukur se sa të shpëtohet jeta e një fëmijë, transmeton Telegrafi.
Ai ka përshkruar në hollësi veprimet të cilat i ka ndërmarrë kur ka dëgjuar se fëmija ka pësuar goditje nga rryma elektrike.
Shkrimi i plotë: "Në mesditë në plazhin e Durrësit tek Shkëmbi i Kavajës ndodh një ngjarje aksidentale kur fëmija 7-vjeçar pëson goditje nga rryma elektrike. Dëgjojë bërtimat e familjarëve,vrapojë menjëherë të shoh se çka po ndodhë dhe pa humbur kohë marrë masat e menjëhershme duke larguar nga zona e rrezikshmërisë fëmijën e aksidentuar, duke vendosur viktimën në një zonë më të sigurt.






























