Site icon Telegrafi

Drejtori i Emergjencës flet për rastin e të moshuarit: Pacienti i ka marr të gjitha ekzaminimet e nevojshme

Të enjten në media u publikuan pamjet e një të moshuari i cili shihej në një nga hollet e Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, në një gjendje të rëndë shëndetësore, e për të cilin u tha se nuk mori për orë të tëra trajtimin në Emergjencën e QKUK-së.

Në lidhje me këtë rast drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Emergjente të Kosovës, Basri Lenjani në një prononcim për media ka mohuar këtë, duke thënë se pacienti i ka marr të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Lexo po ashtu Një qytetar publikon pamjet, thotë se i moshuari nuk mori për orë të tëra trajtimin në Emergjencën e QKUK-së (Video)

Ai tha se pacienti është nga Mitrovica dhe i janë kryer 19 analiza laboratorike.

“Të gjithë pacientët marrin shërbime emergjente brenda 24 orëve. Pacienti është pranuar në klinikën emergjente, në gjendje internistike. Janë kryer të gjitha ekzaminimet përcjellëse dhe pas trajtimit është dërguar në dhomën e kirurgjisë. Pas gjithë konsulencave është dërguar për shërim në shtëpi. Stafi mjekësor ka qenë në detyrë me shërbime mjekësore. I keni kamerat identifikuese që t’i shohin. Jemi në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Lenjani.

Lexo po ashtu SHSKUK flet për rastin e të moshuarit: Pacienti mori trajtimin e duhur nga mjekët
“]

Ai tregoi se pacienti në fjalë i ka kryer 19 analiza laboratorike të cilat janë kërkuar.

Lenjani po ashtu tha se Klinika Emergjente është e tejngarkuar me raste nga të gjitha qendrat  e mjekësisë familjare.

“57 mijë raste kanë kërkuar trajtim në klinikën emergjente. Kjo klinikë është e tejngarkuar pasi dërgohen pacient nga qendrat e mjekësisë familjare. Ne kemi bërë shumë tolerime, po ashtu dhe rastet që janë me rrezikshmëri të lartë i pranojmë pa asnjë hezitim. Pacienti është sjell nga spitali i Mitrovicës me autoambulancë me përkujdesje shëndetësore”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Exit mobile version