CEO i Instagramit, Adam Mosseri, ka zbuluar se një nga praktikat më të zakonshme të përdoruesve për të rritur shikimet dhe ndërveprimet – përdorimi i hashtagëve – nuk ka efektin që mendohet.
Adam Mosseri, 42 vjeç, i cili ka udhëhequr aplikacionin e mediave sociale në pronësi të Meta që nga viti 2018, ndau “disa sekrete për të optimizuar praninë e përdoruesve në platformë”.
Në një intervistë për DailyMail, Mosseri theksoi se hashtagët nuk luajnë një rol kyç në shpërndarjen e përmbajtjes apo në rritjen e ndërveprimit, përcjell Telegrafi.
Ai shtoi se nuk ekziston një “truk magjik” apo “hack algoritmi” që garanton sukses në platformë.
Deklarata e tij nënvizon rëndësinë e krijimit të përmbajtjes cilësore dhe ndërtimit të një audience të angazhuar në mënyrë natyrale, në vend të mbështetjes tek strategjitë e vjetruara. /Telegrafi/