Drejtori i Borussia Dortmundit, Michael Zorc ka konfirmuar se Andre Schurrle dhe Shinji Kagawa do të largohen këtë verë.

Zorc e ka pranuar se është duke i inkurajuar të dy lojtarët të largohen nga Signal Iduna Park.


"Ata po kërkojnë një klub të ri. Ne po i përkrahim dëshirat e tyre", ka thënë shkurt Zorc për Kicker.

Schurrle, pas huazimit të tij te Fulhami, do të preferonte një kthim në Ligën Premier.

kagawa schurlle

Ndërsa, ish- mesfushori i Manchester Unitedit, Kagawa, është duke synuar një lëvizje në Spanjë.

Përveç largimeve, Dortmundi ka qenë i zënë edhe me transferimi duke kryer katër goditje të mëdha si Nico Schulz, Thorgan Hazard, Matts Hummels dhe Julian Brandt. /Telegrafi/

telegrafi sport app