LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Cavs kritikon LeBronin për komentet “jo adekuate”

Drejtori i Cavs kritikon LeBronin për komentet “jo adekuate”

LeBron James nuk është i vetmi antar i klubit të Cleveland Cavaliers që është i pakënaqur – për momentin.

Drejtori i përgjithshëm, David Griffin, ka kritikuar yllin e skuadrës së tij për komentet e tij të fundit në drejtim të kryesisë së klubit, duke thënë se LeBron bëri gabim që përuli bashklojtarët për lojën e dobët e tyre.

“Vërtet ishin komente jo adekuate nga perspektiva e një bashklojtari”, tha Griffin për Cleveland.com.


Përderisa LeBron tha se ai nuk ka probleme me kryesinë e Cavs, ai megjithatë goditi klubin, duke thënë se ai shpreson se të gjithë të jenë të pakënaqur pas titullit të fituar sezonin e kaluar.

“Komentet se organizata është e kënaqur dhe nuk po punon vërtet janë të keq-drejtuara prej tij. Në organizatën tonë vërtet nuk ekziston ndonjë paqartësi se cili është synimi jonë. Ne jemi këtu të fitojmë tituj dhe nuk ka zgjidhje tjetër, nuk ka ndonjë rezultat tjetër që është i pranueshëm dhe kurrë nuk ka qenë, pos fitimi i titujve”, deklaroi Griffin.

Edhe pse LeBron mund të mendojë ndryshe, Griffin thotë se Cavs janë të përkushtuar maksimalisht për të fituar titullin këtë sezon.

“Të gjithë ata që kanë insinuata se kjo organizatë është këtu për gjëra tjera pos për të fituar titullin vërtet më bëjnë të ndihem keq sepse pronarët kanë investuar shumë në këtë projekt, në këtë nivel historik që kemi arritur”, shtoi Griffin.

Griffin raportohet se është takuar me LeBronin ku i kanë kanalizuar mos pajtimet e tyre. /Telegrafi/