LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Bayernit udhëtoi në Mallorca për ta bindur Lewandowskin të qëndrojë në Allianz Arena

Drejtori i Bayernit udhëtoi në Mallorca për ta bindur Lewandowskin të qëndrojë në Allianz Arena
(Foto: Instagram/_rl9)

Bayern Munichu shpreson që Robert Lewandowski ta respektojë kontratën me klubin gjerman dhe të mbetet në skuadër deri më 30 qershor 2023.

Mirëpo, sulmuesi polak mendon ndryshe, ai është i zotuar që t’i bashkohet Barcelonës.

Drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, e ka bërë të qartë se kampioni i Bundesligas dëshiron ta mbajë 33-vjeçarin dhe kishte caktuar takim me të për ta bindur.


(Foto: Instagram/_rl9)

Sipas Sky Germany, boshnjaku kishte udhëtuar në shtëpinë e pushimeve të sulmuesit në Mallorca për ta nxitur të ndërrojë mendje.

Top 10 transferimet që pritet të ndodhin këtë verë
Lexo po ashtu Top 10 transferimet që pritet të ndodhin këtë verë

Megjithatë, ishte një takim që nuk e dha efektin e dëshiruar, pasi që Lewandowski është i vendosur të largohet nga Allianz Arena dhe t’i bashkohet Barcelonës.

(Foto: Instagram/_rl9)

Polaku, i cili luan te kampioni gjerman që nga viti 2014, ua ka bërë me dije në disa raste drejtuesve të Bayernit se dëshiron të largohet dhe ka kërkuar nga klubi gjerman që t’ia lehtësojë largimin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori