LAJMI I FUNDIT:

Drejtorët komunalë të arsimit kërkojnë miratimin e Ligjit të Pagave

Drejtorët komunalë të arsimit kërkojnë miratimin e Ligjit të Pagave

Përfaqësuesit e Kolegjiumit për Arsimit në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, janë takar sot me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Në këtë takim, kryetari i sindikatës, Rrahman Jashari dhe sekretari Ymer Ymeri, njoftuan përfaqësuesit e Kolegjiumit për Arsim në lidhje me kronologjinë e kërkesave kundrejt Qeverisë së Kosovës dhe zhvillimet e fundit sa i përket grevës së përgjithshme në arsim.

“Kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim z.Samir Shahini, bashkë me Drejtorët znj.Besianë Musmurati nga Drejtoria Komunale për Arsim në Prishtinë dhe z.Afrim Llabjani nga Drejtoria Komunale për Arsim në Ferizaj, paraqitën shqetësimin e Kolegjiumit në lidhje me neglizhencën e Qeverisë në raport me kërkesat e SBASHK-ut dhe shqetësimin e përbashkët mbi pasojat që greva do mund të sjellë në të gjitha nivelet dhe proceset në arsim”, thuhet në njoftimin për media të Asociacionit.


Tutje, bëhet e ditur se Kryesia e Kolegjiumit theksoi se pasojat e një greve të tillë i bartë niveli lokal, “përkundër faktit që zgjidhja nuk është në dorën e tyre”.

“Kolegjiumi është i gatshëm të ndihmoj në gjetjen e një zgjidhje, dhe ofron bashkëpunim për të gjitha palët e përfshira. Kolegjiumi për Arsim bëri thirrje për zgjidhje sa më të shpejtë duke uruar që palët përgjegjëse të marrin përgjegjësitë që u takojnë në interesin më të mirë të nxënësve dhe arsimit në vendin tonë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori