LAJMI I FUNDIT:

Drashkoviq: Nëse ligjet e Kosovës thonë se tabelat duhet të jenë RKS, atëherë duhet të jenë ashtu

Drashkoviq: Nëse ligjet e Kosovës thonë se tabelat duhet të jenë RKS, atëherë duhet të jenë ashtu

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Drashkoviq ka thënë se me rëndësi është që njerëzit nga Serbia në Kosovë të kalojnë me shumë komoditet.

Dhe në këtë drejtim, siç ka vlerësuar ai, nuk ka rëndësi se çfarë dokumentesh duhet të përdorin ata.

Me këtë deklaratë ai i është referuar çështjes së targave të veturave të qytetarëve serbë të Kosovës, të cilët, sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës, duhet të regjistrojnë ato në RKS.


“Është me rëndësi që qytetarët të kalojnë me komoditet nga Serbia në Kosovë dhe nuk është e rëndësishme nëse duhet të jenë të Republikës së Serbisë apo të Republikës së Kosovës”, ka thënë fillimisht Drashkoviq gjatë një interviste për mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Andaj sipas tij, në këtë moment është me rëndësi që ato të jenë në përputhje me ligjet e Kosovës.

“Dhe nëse ato ligje thonë se duhet të jenë me RKS ato duhet të jenë, po sipas Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë më tej Drashkoviq.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia në nëntor të vitit të kaluar kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe dhe vendimi i Qeverisë së Kosovës ka pasur disa faza. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori