Vuk Drashkoviq, lider i një partie të vogël opozitare dhe ish-ministër i Jashtëm i Federatës Serbo-Malazeze, ka deklaruar se Serbia e ka humbur Kosovën që në vitin 1999 dhe këtë realitet të vrazhdët serbët duhet ta pranojnë.
Duke folur nga Beogradi për një televizion me bazë në Sarajevë, Drashkoviq tha se kontesti Kosovë-Serbi mund të tejkalohet sipas përvojës së dy Gjermanive. Ndërkohë, ai ka këshilluar presidentin serb Aleksandar Vuçiq që të jetë një De Gol serb: të bëjë atë që imponon arsyeja, realiteti dhe të mos i frikësohet rrezikut. Ish-ministri i Jashtëm i bashkësisë shtetërore të Serbisë dhe Malit të Zi, Vuk Drashkoviq ka deklaruar se Kosova është një realitet i vrazhdët të cilin serbët dhe Serbia duhet ta pranojnë. Duke folur për televizionin e pavarur N1, Drashkoviq ka rikujtuar se ka qenë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ai që, edhe me pëlqimin e Rusisë dhe të Kinës, me rezolutën që miratoi më 1999 ai dëboi Serbinë nga Kosova:
“Realitet i vrazhdët. Me Rezolutën 12-44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më 10 qershor të vitit 1999, pas kapitulimit të regjimit të Sllobodan Milosheviqit në luftën me Aleancën e NATO-s, shteti i Serbisë u përzu njëherë e përgjithmonë nga Kosova. U përzu! Dhe ne këtë fakt duhet të pranojmë dhe ta njohim patjetër. Për këtë rezolutë votoi Rusia dhe luajti një rol të rëndësishëm në hartimin e saj. Kina nuk ishte kundër. I gjithë Këshilli i Sigurimit ishte për këtë dëbim të shtetit të Serbisë nga Kosova”, tha Drashkoviq.
Drashkoviq lë të kuptohet se është i pakuptueshëm angazhimi i tanishëm i Moskës dhe Pekinit për gjoja mbrojtjen e sovranitetit serb mbi Kosovën për shkak se, thotë ai, për heqjen e tij ata dhanë kontribut të rëndësishëm:
“Cili është qëllimi i kësaj politike që populli serb këtu të mbahet në një hipnozë, në një bindje të rrejshme se Kosova është edhe më tej krahinë autonome e Serbisë? Pra, Kosova është e humbur. Ky është realiteti”, shprehet Drashkoviq.
Megjithatë, politikani dhe shkrimtari Drashkoviq çmon se pavarësisht kësaj, nuk është humbur populli serb në Kosovë, thesari kulturor, kishat, manastiret për ruajtjen dhe mbrojtjen e të cilave duhet të angazhohet shteti serb, por tërheq vërejtjen, kjo mund të bëhet vetëm në një bashkëpunim strategjik me Evropën dhe Amerikën, por edhe me një marrëveshje të sinqertë me shqiptarët në Kosovë. Duke folur për zgjidhjen e kontestit, ish-kryediplomati jugosllav, ka riargumentuar idenë e tij të moçme se Kosova dhe Serbia mund të jetojnë ashtu siç kanë jetuar dy Gjermanitë, pas Luftës së Dytë Botërore:
“Ky është një propozim që ka ardhur nga gjermanët, si përvojë e tyre: nuk është e thënë që Serbia dhe Kosova të shkëmbejnë formalisht ambasadorë dhe që të publikohet njohja zyrtare, por duhet të arrihet pajtjetër një marrëveshje juridikisht e detyrueshme për pranimin e realitetit dhe bashkëpunimit të gjithanshëm. Në këtë bashkëpunim të gjithanshëm mund të arrihet kompromisi”, – thotë Drashkoviq duke shprehur bindjen se në rrethana të këtilla edhe mund të ketë ndonjë korrigjim të vogël të vijës kufitare që, sipas tij, nuk nënkupton shkëmbim të territoreve. .tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478399979_1163664558451415_8661739284314776893_n-e1739264847345-380x233.jpg)
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
![Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/dhuna-familje-380x233.jpg)
Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
![Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-780x439.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht