LAJMI I FUNDIT:

Drançolli tregon fushën ku është zhvilluar Beteja e Pantinës më 1168, në kohën kur serbët jetonin larg Kosovës

Drançolli tregon fushën ku është zhvilluar Beteja e Pantinës më 1168, në kohën kur serbët jetonin larg Kosovës

Historiani i njohur Jahja Drançolli, në profilin e tij në Facebook ka publikuar një fotografi për të cilën thotë se është fusha ku mund të jetë zhvilluar “Beteja e Pantinës” e vitit 1168.

“Në shërbim të Emanuel I Komnenos, perandor bizantin, Tihomiri i familjes Nemanja, ishte caktuar për zhupan të Rashës. Ndërsa, Stefan Nemanja, vëlla i tij, qe caktuar ta zotëronte Toplicën, dëshmi këto që rasianët (serbët) ishin ende larg Kosovës. Duke mos qenë i kënaqur nga pushteti bizantin, që atëbotë përfshinte gjithë Kosovën, Nemanja erdhi në konflikt më vëllezërit e tij për të zhvilluar betejën e njohur kundër tyre në Pantinë afër Vushtrrisë (në vjeshtë të vitit 1168). Ushtria e Tihomirit kishte pësuar disfatë, ndërsa ai vetë në ikje ishte mbytur në lumin Sitnica. Pas kësaj beteje, Nemanja kishte arritur për të evituar përzierjen bizantine, ndërsa vetë iu imponua vëllezërve si zhupan i madh dhe u vu në krye të Rashës (1168-1196)!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Kalo në kategori