LAJMI I FUNDIT:

Dramë në rrugët e Beogradit – automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Dramë në rrugët e Beogradit – automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Në rrjetet sociale është publikuar një video e incidentit në lagjen Zharkovo në Beograd, kur një automobil përplasi turmën që po mblidhej për të shkuar në protesta.

Studentët dhe qytetarët që po shkonin drejt qendrës së Beogradit nga drejtimi i Çukaricës, po mblidheshin në Zharkovo.

Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit
Lexo po ashtu Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Megjithatë, edhe pse ata po mblidheshin duke mos shkaktuar probleme, ndodhi një incident kur një shofer i panjohur kaloi me shpejtësi përmes turmës, e cila u filmua nga kalimtarët.


Sipas informacioneve të para jozyrtare që po publikojnë mediat serbe, tre persona janë lënduar, shkruan nova.rs.

Në video duket si shoferi godet një grua dhe, pa u ndalur, e bart atë në pjesën e përparme të mjetit.

Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit
Lexo po ashtu Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

Studentët, të cilët po protestojnë që nga fundi i vitit të kaluar, nisën pakënaqësitë e tyre pas rrëzimit të një strehimoreje të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona.

Që atëherë, ata janë mbledhur në numër të madh në qytete të ndryshme të Serbisë, veçanërisht në Beograd, Novi Sad, Kragujevc dhe disa qytete të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd - pushteti po mundohet t'i frikësojë protestuesit

Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd - pushteti po mundohet t'i frikësojë protestuesit

Serbia
Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd - mbrëmë kishte publikuar video nga protesta e studentëve

Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd - mbrëmë kishte publikuar video nga protesta e studentëve

Serbia
Këshilltari i Trumpit tregon se cilin territor, Ukraina do të duhet t'ia dorëzojë Rusisë

Këshilltari i Trumpit tregon se cilin territor, Ukraina do të duhet t'ia dorëzojë Rusisë

Evropa
Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Serbia
Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Serbia
Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Serbia
Kalo në kategori