Thashethemet se Drake është në lidhje me Jennifer Lopezin duket se po rezultojnë të vërteta.

Javë më parë është spekuluar se ata janë çifti më i ri nga të famshmit dhe duket se është vërtet ashtu.


drake Përqafimi i dy yjeve

Reperi e ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet duke e përqafuar këngëtaren e njohur.

Kujtojmë se Drake ka qenë në lidhje me Rihannan, kurse J.Lo me Casper Smart. Nuk ka shumë kohë që dy këngëtarët i kanë përfunduar lidhjet e tyre paraprake. /Telegrafi/